Kronikë

Pas dorëheqjes së 'bordit', Kadastra e Vlorës me drejtues të komanduar (EMRI)

9 Tetor 2019, 12:46| Përditesimi: 9 Tetor 2019, 12:52

  • Share

VLORË- Komandohet në krye të Kadastrës së Vlorës Taulant Canameti. Vendimi është marrë një ditë pas dorëhqjes së drejtuesve të këtij institucioni. Canameti do të drejtojë institucionin e Kadastrës deri në emërimin e një drejtori të ri.

Ditën e djeshme dhanë dorëheqjen drejtoresha e këtij institucioni Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator si dhe zv/drejtori, Krenar Xhemali. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Në 12 shkurt të 2019, Gjykata e Apelit të Vlorës ka vendosur që të vijojë regjistrimi i pronave, dhe me këtë vendim ka filluar procesi, i cili ka filluar normalisht, ku pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, por madje ata kanë bërë edhe shitje tek palë të treta, duke bërë që vendimi i Gjykatës së Apelit të zbatohet.

Komento

Komente

  • Labi: 09/10/2019 16:42

    Po po shiko ca thot ky e di gjith vlora ca po beeht aty

    Përgjigju
  • Vlora: 09/10/2019 15:04

    Pupu ca shteti. Kush e mendonte qe Rilindja do ta katandiste kete vend ne keto kushte. Nivel me i ulet i autoritet te shtetit qe nga vitet 90. Shtet poturesh jo estetike.

    Përgjigju
  • Pyka: 09/10/2019 13:01

    He me ju lumte per shtetin qe kemi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?