Monika Kryemadhi krah presidentit Ilir Meta në vizitën zyrtare në Budapest

Politikë

Pas dështimit në zgjedhje, Kryemadhi merr detyrën që refuzoi prej vitesh si 'Zonja e Parë' e vendit?

6 Korrik 2021, 07:40| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 07:48

  • Share

TIRANË- Dështimi në zgjedhjet e 25 prillit, ku LSI mori vetëm 4 mandate, u shoqërua edhe me "zhdukjen" e Monika Kryemadhit nga vëmendja e opinionit publik. Pas fjalimit të saj nga selia e LSI ku pranoi humbjen, Kryemadhi u largua drejt SHBA-së ku të vetmet foto që u servirën ishin ato të publikuara nga Bebe Rexha, kushërira e saj. Mirëpo pas një kohë kaq të gjatë, Kryemadhi u "bë e gjallë", por kësaj here në një detyrë që e ka refuzuar që ta mbajë prej vitesh, atë të "Zonjës së Parë".

Kryemadhi krejt papritur dje u shfaq krah bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta në vizitën e tij në Budapest në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në pamjet e publikuara vetëm nga Meta, pasi kjo vizitë nuk u pasqyrua nga vetë ajo në rrjetet sociale, Kryemadhi shfaqet e ulur krah bashkëshortit të saj kryetar shteti, sipas një protokolli ku në raste të tilla ulet vetëm “Zonja e Parë”.

Me këtë veprim, Kryemadhi u "detyrohet" një sqarim mbështetësve të LSI-së, por jo vetëm, edhe opinionit publik, nëse tani e tutje do të duhet ta shohim atë si "Zonjën e Parë", detyrë që më herët e ka mbajtur vajza e vogël e saj, Era, apo do vijojë që të jetë kryetare e një partie opozitare...pasi të dyja postet nuk qëndrojnë kurrsesi bashkë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?