Pas dy javësh rikthehet ora verore, akrepat shkojnë një orë para

16 Mars, 21:28| Përditesimi: 17 Mars, 16:08

  • Share

Mes të shtunës 30 dhe të dielës së 31 marsit në Shqipëri do të kthehet ora verore, duke bërë që akrepat të lëvizin një orë përpara.

Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit. Krahas shteteve që e kanë përkrahur nismën e ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike, ka vende si Turqia e Rusia që kanë një orë vjetore.

I pari që teorizoi përdorimin e kohës së verës ishte, Benjamin Franklin, i cili përshkroi udhëzimet në esenë e tij “Projekti ekonomik për të ulur koston e dritës”

Në vitet e Franklinit, ora nuk ishte e përhapur dhe hekurudhat ende nuk ishin ndërtuar, kështu që nevoja për të sinkronizuar procesverbalet nuk ishte aq prioritare, por kjo hyrje e përshpejtoi përparimin në shumë aspekte.

Sidoqoftë, ideja e Benjamin Franklin nuk u ndoq derisa Ëilliam Ëillet propozoi përdorimin e orës verore në Dhomën e Komunave Britanike në 1907. Propozimi u pranua në vitin 1916 kur, në kohë lufte, ishte e nevojshme të kursehej energjia.

Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatonin dhe për të siguruar pushimin e duhur.

Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit.

Ndonëse prej tre vitesh diskutohet si i fundit për ndryshimin e orës, sërish duhet të presim nëse do të ketë vendimin zyrtar nga BE.

Më të prekur nga ndryshimi i orës janë padyshim qytetarët aktiv në marrëdhënie pune dhe arsimore, të cilët preferojnë një orë të pandryshuar.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?