Ka rinisur pas dy orësh seanca në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Gjykata i ka dhënë një kopje të autorizimit të parlamentit përfaqësuesve të presidencës, autorizimin e Lindita Nikollës që Taulant Balla e Klotilda Bushka përfaqësojnë parlamentin.
Mbrojtësi ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi tha se procesi hetimor ndaj presidentit është jo ligjor dhe në shkelje të kushtetutës. Dervishaj u shpreh se Erind Mërkuri i zgjedhur nga parlamenti si ekspert i pavarur në komisionin hetimor, sot po merr pjesë në seancë si përfaqësues me autorizim. Përfaqësuesja e mazhorancës Klotilda Bushka, tha se Mërkuri ishte aty ekspert konstitucionalist për natyrën e të drejtës.
Bledar Dervishi: Veprimi i autorizimit nga Kryetari i Kuvendit paraqit një tjetër shqetësim për Presidentin e Republikës dhe gjykata duhet ta ketë parasysh në shqyrtimin e themelit të çështjes për fakt se Kuvendi, mos gabofsha, e ka zgjedhur si ekspert të pavarur gjatë procesit të hetimit parlamentar. Kjo është një provë tjetër se sa i pavarur ka qenë Kuvendi, sa politike ka qenë iniciative në këtë proces të iniciuar, të vlerësuar ligjërish nga komisioni i ligjeve pas nga ajo strukturë e konsideruar hetimor. Kjo është dëshmi e radhës që i gjithë procesi hetimor ndaj presidentit, kjo i vë vulë anshmërisë shkeljes së kushtetutës, shkeljes së parimeve themelore të shtetit të së drejtës, procesit të rregullti ligjor. Pra nuk ka listë të parime që nuk është shkelur.
Klotilda Bushka: Zoti Erind Mërkuri ka qenë ekspert ligjor gjatë procesit të hetimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe është marrë si ekspert të së drejtës konsitucionalistëve sa i përket çështjes së të drejtës. Nuk është shprehur mbi vendimmarrjes e Kuvendit dhe sot nën natyrën e autorizimit që ka është vetëm për të bërë komente mbi pyetjet. Ne nuk mendoj se jemi në kushtet e anshmërisë. Nuk ka aludime për çështje pavarësie apo qëndrime të njëanshme në këtë proces.
Erind Merkuri: Thirrja e tij është e detyrueshme. Kuvendi ka detyrim të thërrasë presidentin. Por thënë kjo, Kuvendi nuk është i lidhur të presë Presidentin.
Bushka: Është padiskutim një detyrim, njoftimi u bë të marrë pjesë në këtë seancë, ashtu si edhe kërkesa për procesin e një kërkesë për shkarkimin e presidentit të Republikës të trajtohet me seriozitet. Detyrim është ta bëj këtë njoftim brenda objektivitet, por nga ana tjetër procesi duhet të ecë. Është një kërkesë serioze dhe nuk duhet të mbarojë këtu. I janë ofruar mundësitë presidentit për të qenë në Komisionin e Ligjeve. Po ti referohemi edhe kërkesave të presidentit për të marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve.
Mërkuri: Nuk është qartë pse presidenti nuk përcaktoi një përfaqësues në këtë rast, nisur edhe nga serioziteti i çështjes. (Prania në komisionin e ligjeve)
Lajmi kryesor:
'Kushtetuesja' pranon kërkesën e Presidencës, shtyn të enjten në 10:00 vendimin për shkarkimin ose jo të Metës! Çfarë ndodhi në 9 orë seancë
M.Q./ReportTv.al