TIRANË- Pas dy vitesh, mbrëmjen e sotme në Tiranë është organizuar Nata e Bardhë, tashmë e kthyer në një traditë në vendin tonë. Kryeqyteti shqiptar ka mbledhur sot të rinjtë të cilët nën ritmin e muzikës po festojnë një mbrëmje magjike.
Festa është organizuar në 6 lokacione, duke i rikthyer kryeqytetit gjallërinë e natës së munguar përgjatë dy viteve për shkak të pandemisë.
Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe Parku Rinia janë zonat ku po zhvillohen aktivitetet dhe koncertet festive, ku nuk kanë munguar gjatë ditës as surprizat dhe organizimet për fëmijët të cilat këtë vit u përqendruan në Parkun Rinia.
Disa nga artistët performues të këtij viti janë Ronela Hajati, Mato Lale, Irkenc Hyka, Lindi, Krusita, Urban Band etj, duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane.
Kujtojmë që një vit më parë për shkak të masave anti-COVID, Nata e Bardhë u organizua në Tiranë por pa praninë e publikut. Koncerti u transmetua online nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
nuk ka mbaruar pandemia sepse pandemi ska pasur asnjehere
PërgjigjuDuket qe jeton hene me perrallat e mediave sociale o i shkrete
Gjithe bota me masa kufizuese , vetem Erioni ben gallate.
PërgjigjuNuk ka mbaruar pandemia, nuk ka ndryshuar asgje nga 1 vit me pare, vetem ne shqiperi degjon keshtu lajmesh
Përgjigju