Stresi dhe Brilant Martinaj

Pas ekzekutimit të Brilant Martinaj, reperi Stresi merr vendimin, anulon të gjitha koncertet: Kam nevojë për qetësi

18 Korrik 2022, 19:57| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 20:05

  • Share

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka reaguar dhe dje pas vdekjes së Brilant Martinajt. Ndërsa sot ai ka vendosur të anuloj çdo koncert që kishte planifikuar.

Duket se reperi ka pasur një lidhje të ngushtë miqësie me Martinaj duke vendosur kështu dhe anulimin e koncerteve pas vdekjes së tij. Ai ka postuar një story në llogarinë e tij ku i kërkon ndjesë publikut dhe clubeve por arsyeja e këtij vendimi është se ka nevojë për qetësi.

 “I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë clubeve ku do performoja por anuloj çdo aktivitet timin. Kam nevojë për qetësi.”- shkruan Stresi në postimin e tij.

Reperi Stresi ka pasur njohje shumë të ngushte me 2 prej viktimave të sotme në vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën. Ai ka reaguar për ngjarjen mbrëmjen e sotme teksa ka publikuar në Instastory bisedën e fundit me Brilantin, ku ky i fundit i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.

“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet e mëposhtme në whasapp

23-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

Ai është akuzuar më parë për vrasjen e efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 5 Maji: 19/07/2022 13:39

    Po ca koncertesh ben ti o hajdut qe ske lidhje me muziken.

    Përgjigju
  • Roni: 19/07/2022 01:19

    Aman jo o arkimed!! Ah sa po prisnim koncertin tend..po ska gje. Mos ke frik se do hash dhe ti ndonje gje? Se ti bad boy thu qe je po akoma muahabete babi im babi im. Babi jot floket biahtpellumb, edhe nuk eshte i apasionuar pas sales por eshte b*thlepires ket e dim kuptojm te gjithe o vlla mos kujto se sduket. Kti vllait tend nga fushe gropa a fushekuqja, neper mesazhe i kishe thon hajt merru me muzik e jo me arme. Tani bei ndonje keng deri sa te vi rradha ty pler

    Përgjigju
  • Atentatori: 18/07/2022 21:00

    Vetëm një koncert apo të dyja?

    Përgjigju
  • Lesi: 18/07/2022 20:33

    Fatkeqesi per popullin Shqiptar per ndalimin e koncerteve te qunit te babit ne 98 mbi tank per grushtìn e shtetit!

    Përgjigju
  • Turi: 18/07/2022 20:07

    Mos. Po tashti. Do vras vehten. Po kush eshte stresi,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?