Vaksina AstraZeneca

Pas EMA, ekspertët amerikanë: AstraZeneca efektive dhe e sigurt! Kjo vaksinë do të shpëtojë jetë

22 Mars 2021, 11:36| Përditesimi: 22 Mars 2021, 11:39

  • Share

Pas aprovimit nga Agjencisë Evropiane të Barnave dhe OBSH, nga provat e kryera nga ekspertët amerikanë në lidhje me AstraZeneca është konfirmuar se vaksina është efektive dhe e sigurt.

Në këtë eksperiment kanë marrë pjesë 32 mijë vullnetarë, prej të cilëve shumica ishin amerikanë dhe një pjesë me origjinë nga Kili dhe Peru-ja.

Sipas rezultateve të publikuara, AstraZeneca është 79% efektive për ndalimin e simptomave të COVID-19 dhe 100% për parandalimin e sëmundjeve të rënda te njerëzit.

“Këto rezultate janë një lajm i mrekullueshëm pasi ato tregojnë efikasitetin e jashtëzakonshëm të vaksinës. Kjo vaksinë do të shpëtojë jetë!”, tha një ndër studiuesit.

Sipas tyre, nuk është provuar asnjë lidhje mes vaksinës kundër COVID-19 britanike dhe rastet me mpiksje gjaku.

Këtë gjë e ka vërtetuar edhe Agjencia Evropiane e Barnave, e cila 2 ditë më parë publikoi një raport, në të cilin thuhej se vaksina britanik është efektive dhe e sigurt, dhe se nuk është provuar asnjë lidhje mes AstraZeneca dhe rasteve me mpiksjen e gjakut.

Një pakicë e shteteve në botë, 2 javët e fundit kanë rezultuar AstraZeneca me pretendimin se ka efekte anësore të rënda, por duket se raporti i ri i EMA i ka bindur për efektshmërinë e saj, pasi shumica prej tyre po rinisin vaksinimin.

Vlen për t’u përmendur se nga 17 milionë njerëz që kanë marrë vaksinën në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera evropiane, vetëm 37 personave i është shkaktuar mpiksje të gjakut, një shifër mospërfillëse kjo sipas ekspertëve, pasi një probabilitet i tillë ndodh edhe në një situatë normale.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se benefitet e vaksinës tejkalojnë efektet anësorë të saj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?