Izraeli dhe Bahrejni kanë arritur një marrëveshje historike për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre, ka njoftuar presidenti i Shteteve të Bashkuara, me anë të një postimi në Twitter.
"Vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh", shkroi Trump .
Menjëherë pas njoftimit të Trump reagoi edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili e ka vlerësuar si shenjë të një epoke të re paqeje.
"Për shumë vite, ne kemi investuar në paqe dhe tani paqja do të investojë në ne, do të sjellë investime vërtet të mëdha në ekonominë e Izraelit - dhe kjo është shumë e rëndësishme", tha Netanyahu .
Për dekada, shumica e shteteve arabe kanë bojkotuar Izraelin, duke këmbëngulur në vendosjen e lidhjeve, vetëm pasi të zgjidheshin mosmarrëveshjet e tyre me palestinezët. Por marrëveshja e arritur mes Emirateve të Bashkuara Arabe ranë dakord të normalizojnë marrëdhënien e saj me Izraelin.