Ridvan Hado

Pas Fatmira Hajdarit, Theo Jacobs ‘përvëlon’ kolegun e saj, i kërkon llogari për lejen prindërore të Gjin Gjonit dhe mbrojtjen e gjyqtarëve në KLD

18 Qershor 2020, 18:24| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 18:28

  • Share

Vëzhguesi më i famshëm ndërkombëtar që monitoron procesin e Vetingut, Theo Jacobs, makthi i gjyqtarëve dhe pronorëve shqiptarë, është përballur sot me Ridvan Hadon, kolegun e Fatmira Hajdarit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ridvan Hado u paraqit sot para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatin e verifikimeve për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine e njohën gjyqtarin Hado me disa pasaktësi modeste sa i takon kriterit të pasurisë, ndërsa vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Gjatë vlerësimit të anës profesionale, gjyqtari i Apelit Ridvan Hadon u përball me dy gjeje të vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs në lidhje me qëndrimet e Hados në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Theo Jacobs i kërkoi ‘llogari’ Ridvan Hados se pse kishte votuar pro dhënies së një leje prindërore dyvjeçare për gjyqtarin Gjin Gjoni në vitin 2018 dhe pse kishte vutuar kundër kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petrit Aliaj, i cili u shkarkua nga Vetingu disa ditë më parë.

Theo Jacobs e ka konsideruar vendimin për t’i dhënë lejen prindërore Gjin Gjonin si një akt në shkelje flagrante dhe kontribuese në cënimin e besimit të publikut tek drejtësia. Vëzhguesi ndërkombëtar i kërkoi KPK-së që ta këtë parasysh këtë vendim në vlerësimin për Ridvan Hadon. Nga ana tjetër, gjyqtari Hado pohuar se KPK nuk mua të vlerësojë anëtarët e ish-KLD. Hado tha se KPK nuk e ka këtë kompetencë. Ai shtoi se vendimi për t’i dhënë lejën prindërore Gjin Gjonit ishte i ligjshëm, pasi Gjin Gjoni i plotësonte kushtet.

Përgjigja e Theo Jacobs ishte e ashpër. “Të jesh anëtar i një institucioni si KLD nuk do të thotë se mund të bësh ç’të duash. Nëse kërkon protokollin, do të gjeni një ekstra protokoll të vendosur pas marrjes së vendimit që tregon se ky vendim ka qenë i paligjshëm”, tha Jacobs. Në vitin 2018, KLD, pak para se të shkrihej, i dha një leje prindërore dyvjeçare Gjin Gjonit. Ky vendim u lexuar nga Ambasada Amerikane në Tiranës i një manovër e Gjin Gjonit për t’i shpëtuar Vetingut. Vendimi i kritikua nga ndërkombëtarët. Në krye të KLD ishte Ilir Meta.

Më tej, gjatë seancës së sotme, Theo Jacobs i kërkoi Komisionit të Vetingut të zbardhë rolin e Ridvan Hados, si ish-anëtar i KLD, në vendimin e KLD për të mos pranuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Petrit Aliaj. Për këtë rast, Hado tha se “I kam kërkuar KLGJ-së të më informojë nëse kam qenë i pranishëm në momentin e votimit dhe se si kam votuar. Me sa mbaj mend, do të kem ikur se kam qenë i lodhur”. Petrit Aliaj u shkarkua një herë nga KLD në vitin 2004, por e riktheu në detyrë Gjykata e Lartë. Në vitin 2015, ILDKPKI e kallëzoi gjyqtarin Aliaj për fshehje pasurie, por nuk i hyri ‘gjemb në këmbë’, ndërsa edhe KLD-ja refuzoi ta shkarkonte. Petrit Aliaj ka marrë pjesë edhe në procesin e heqjes së burgimit të përjetshëm Dritan Dajtit, ku ishte anëtar i trupit gjykues. Aliaj është shkarkuar nga detyra disa ditë më parë me vendim të Komisionit të Vetingut.

Ndërkaq, Theo Jacobs ka monitoruar edhe Vetingun e Fatmira Hajdarit. Jacobs ishte i pranishëm gjatë seancës dëgjimore katërorëshe. Ai shigjetoi dhe ironizoi me pyetje zonjën Hajdari, duke i vënë në pah paradokset e pasurisë së saj.

Theo Jacobs është treguar i ‘pamëshirshëm’ me komentet e tij edhe gjatë seancës dëgjimore për ish-prokuroren Rovena Gashin, e cila ka qenë drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, e shkarkuar nga detyra. Theo Jacobs nuk ka kursyer kritikat as ndaj ish-kryeprokurores Arta Markut, prokurorit Adnan Kosova, gjyqtarit Izet Kadana, prokurores Donika Prela etj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkim ibi: 21/06/2020 17:02

    Ridvani eshte nje gjyqtar zoteri dhe i nderuar Ai ka gjykuar me profesinalizem shume ceshtje ka mbajtur paanesi dhe nuk ka bere pazare si shume te tjere aty.

    Përgjigju
  • Azbi Kaso: 20/06/2020 15:07

    OO miranda o miranda do jesh ndonje cupka e ndonje gjykatseje grykemadhe qe ska te ngopur me .......?

    Përgjigju
  • Miri: 19/06/2020 19:37

    Aman se na cate koken me Theon e vettingun e leshin e preshin. Njerezit po vdesin per buke nga qeveria dhe Theo merr nje thes me leke per te heq nga puna ca njerez a thua ti me kaq mbaruan hallet tona. Na lini rehat dhe ky theo me shoke vafte prapa diellit

    Përgjigju
  • Aferdita: 19/06/2020 10:36

    Vetem parregullsia dhe papergjegjshmeria e njerzve beri qe te rritet numri i te infektuarve me covid

    Përgjigju
  • ola: 19/06/2020 09:05

    KY GJYQATR NUK ESHTE KAQ RENDE SA SOJI I GJYQTAREVE GJINI, HAJDARKA, POR PER MASKARADEN E GJYGJIT TE GERDECIT KY DUHET SHKARKUAR !!!

    Përgjigju
  • Populli: 18/06/2020 23:04

    Moj Miranda, ku e sheh dështimin e Theo Jacobs ti?Të gjithë këta gjyqtarë dhe prokurorë që janë rrëzuar nga Vetingu,të gjithë ne e dimë shumë mirë se si kanë fituar shuma marramëndëse në kurriz të popullit,sepse me rroga nuk mund të vihej kjo pasuri.Rëndësi ka që ky "prokuror i dështuar"sipas jush, këtu tek ne ka bërë një punë perfekte, këtë e tregon dhe largimi i 1/2 së atyre që i janë nënshtruar vetingut.

    Përgjigju
  • lule: 18/06/2020 22:38

    ridvani ne te gjitha gjykatate qe ka qene ka gjykuar me nivel te dobet Gerdecin , qe ishte me fatmiren qe dilte dhe rrinte ne Germani me muaj te tera dhe rogen ja paguante ridvani ne shqiperi qe e kane kthyer ose i kane kthyer gjykatat ne prone private dhe popullin ne skllave per ta zhvatur qe te vine ne gjykae per te blere gjyqet jo per ta fituar me prova dhe fakte po me para se edhe ritvani shtone pasurin dhe ata marin lirin keshtu u be edhe Gerdeci 27 te vdekur denimi me i rend 1-vit burg e denuan shume rende .kjo gjykate ka mbledhur gjithe rushfetxhinjte dhe te koruptuarit .

    Përgjigju
  • lule: 18/06/2020 22:27

    po duhet te ishte hapur

    Përgjigju
  • Iris: 18/06/2020 21:56

    Kur te mbaroi kontraten me vetingun z. T.Jakobs duhet te shkruaj dy libra nje ne fushen juridike,dhe nje ne ate historiko-juridike duke treguar gjithecka ka pare e njohur ne systemin juridik shqiptar,si libri qe po boton z.Bolton per Trump.Jam e sigurte qe ka per te fituar cmimin /Pulizer/ per literature.

    Përgjigju
  • Miranda: 18/06/2020 21:44

    Po boll me kete Teo Jacobs ore se na e bete hero. Nje prokuror deshtak qe e kane larguar per bythesh si te korruptuar kur ishte me mision ne Kosove. Ky eshte nga ata prokuroret shetites qe nuk bojn hall ne vendin e vet e rrine duke apliku per pune ne procese si ky i joni. Spo del noj njoni ti fuse noj gelbaze sikur ka te pandehur ne salle e ta marre vesh nje here e mire qe smund te vazhdoje duke nere show e teater

    Përgjigju
    • likja nga skrapari: 20/06/2020 08:23

      TY MIRANDA PO TE DJEG BYT...KE NAI HADH...EPO CFAR TE BESH .KESHTU JAN KETO PUNE ...NJE HER MA HIPE NJE HER TA HIPA...KUJDES ME GELBAZEN .SE TE KTHEHET MBRAPSHT...

    • Cudia: 19/06/2020 17:34

      E moj Miranda po te dhimbsen kriminelet e drejtesise apomos ke konflikt interesi me to? ???!!!!

    • Sili: 19/06/2020 15:58

      Eh moj Miranda Shker..tacioni na dole profesoreshe e madhe

    • Sandri: 19/06/2020 07:09

      Gelbazen e do ti dhe ata plera gjyqtarë që kemi

  • Brezi i djegur: 18/06/2020 21:09

    Me pak fjale me sa kuptova edhe keta te korruptuar qe po hiqen fale Jakobit se po te ishte per institucionet tona si puna e ILKPD e ca te tjera qe marrin rrogen qyl e bejne vetem deme merre me long.... Ah te dhjefsha sistemin kta jane te gjithe te perlyer nga i pari tek i fundit i perzune shqiptaret e ndershem rrugeve te botes edhe bejne sipas qejfit..

    Përgjigju
  • Noku: 18/06/2020 19:35

    Surrat teveqeli...si pede me nje qeshje prej idioti

    Përgjigju
  • Teo: 18/06/2020 19:31

    E keni seriozisht apo e beni sa per me u tall me popullin . Ky quhet vetting sipas rastit. E dini sa here ky ridvani ka votuar ne bllok kundra kerkesave te ministrit per procedime gjyqtaresh. Gjithmone, bashke me disa qe benin lobing aty. Ashtu me ate naivitetin e tij duke qeshur. I di keto zoti Teo . E keni seriozisht analizoheni keto vendime ku ka votuar pastaj le te thote ika se isha i lodhur apo nuk ka kompetence vetingu te gjykoje vendimet e kld se. Keto veprime t etij me vote ne kld padyshim qe kane cenuar besimin e publikut tek drejtesia apo keto nuk quhen.

    Përgjigju
    • Anakonda: 18/06/2020 19:51

      Po e shan apo po e lavderon se spo tmarr vesh

  • LORA: 18/06/2020 18:38

    Ky ridvan hado eshte kryegjyqtari i trupes qe beri gjyqin e turpshem te masakres apokaliptike shteterore ne Gerdec. A mund t'a neglizhoje kete FAKT procedimi i Vetting-ut?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?