Kapshticë-Pas festimit të Pashkës në Shqipëri, emigrantët shqiptarë po kthehen drejt shtetit grek ndërsa kanë krijuar rradhë në pritje për të kaluar në doganën e Kapshticës.
Aktualisht po punohet me 3 sportele në dalje në palën shqiptare ndërsa situata mbetet e kushtëzuar nga pala greke pasi atje ka fluks në hyrje e në dalje dhe nuk po bëjnë hapje të sporteleve të tjera bën me dije gazetari Armand Braho.
Sipas informacioneve, pala shqiptare ka të gjitha kapacitetet për të shtuar deri në 6 sportele, por mbeten në pritje të situatës në palën greke.
Komente
