Qytetarët kthehen në shtëpi pas festës, varg makinash në aksin Elbasan- Prrenjas, fluks edhe drejt Tiranës

2 Janar, 16:25| Përditesimi: 2 Janar, 19:03

  • Share

Dita e dytë e vitit të ri ka sjellë trafik të rënduar në aksin Elbasan- Prrenjas deri në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë.

Kjo situatë vjen për shkak se shumë qytetarë kanë lëvizur për të festuar Vitin e Ri në Korçë, ndërsa në kthim është shënuar një fluks i lartë makinash, duke krijuar një varg automjetesh.

Në rëndimin e trafikut për disa minuta ka ndikuar dhe bllokimi i qarkullimit për shkak të një aksidenti që është shënuar në këtë aks por që ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar. 

Gjithashtu fluks mjetesh ka pasur edhe në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”. Policia rrugore e Elbasanit ndodhet në terren për të menaxhuar situatën.

“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset "Qafë thanë-Elbasan dhe "Rrogozhinë-Elbasan".

Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.

Drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes”, njofton policia.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?