Politikë

Pas Fierit incident në Cërrik, i vihet flaka banderolës së PS-së në Elbasan! Sekuestrohen kamerat e bizneseve përrreth (VIDEO)

23 Mars 2021, 13:55| Përditesimi: 23 Mars 2021, 14:09

  • Share

ELBASAN- Pas incidentit në zyrat e PS dhe PDIU në Fier, një banderolë e socialistëve e vendosur në qendër të qytetit të Elbasanit është djegur. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se banderola është djegur gjatë natës, e ndërsa mësohet se janë sekuestruar kamerat e bizneseve përreth për të rënë në gjurmën e autorëve.

Ndërkohë, më herët në Fier, selia e PS-së dhe e PDIU-së u qëllua me gurë. Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste tek lagjjia 1 Maj, tha se forcat e tjera politike duan që të krijojnë destabilizim dhe bëri thirrje për tolerancë dhe qetësi.

1616504804_pselbasan2.jpg

Banderola e djegur

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?