Fitorja e Bashkisë së Himarës, e radhës për socialistët, i ka dhënë qetësinë edhe liderëve të partisë, e në veçanti kryeministrit Edi Rama.
Kreu i ekzekutivit po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë së bashku me familjen. Kryeministri u pa mbrëmë në fshatin Vuno, vendlindja e nënës së tij, duke ecur i zbathur në kalldrëm e pantallona të shkurtra (veshje verore) dhe më pas ndaloi për të pirë kafe në qendër të fshatit.
Prezenca e kryeministrit me paraqitjen e tij modeste, shkaktoi habi te qytetarët, të cilët janë ndjerë të surprizuar.
Kjo shfaqje e tij modeste ka qenë një rast për qytetarët që të shohin një anë tjetër të shefit të qeverisë, larg kostumeve formale dhe rutinës politike të përditshme me tensione dhe akuza.