Gala Aliaj

Pas fitores së 'The Voice Kids' në Belgjikë, Gala publikon këngën e saj të parë

12 Shtator 2020, 19:27| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 19:39

  • Share

Gala, adoleshentja nga Shqipëria menjëherë  pas fitores në "The Voice Kids" në  Belgjikë  ka publikuar këngën e saj të parë që titullohet “Contagious”, e cila është nën emrin e kompanisë  më të mirë në botë, Universal Music.

Gala, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj  mahniti jurinë me zërin e saj mbrëmjen e djeshme, ku gjithashtu në finale këndoi këngët më të famshme siç janë “Make You Feel My Love” nga Adele dhe “Goodbye Yellow Brick Road” nga Elton John.

Gala është bërë e njohur më herët për publikun shqiptar dhe na ka prezantuar vite më parë me talentin e saj në muzikë, kur përformoi me të atin në “Dance with me Albania.”

Këngën e Gala mund ta dëgjoni në këtë link

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?