Boban Bogdanoviç, Sekretar i Përgjithshëm për Strategjinë Euro-Atlantike dhe politikan i njohur serb ka bërë një reagim lidhur me fjalimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç.
Bogdanoviç ka thënë se fjalimi i kryeministres serbe reflekton një “fjalim të turpshëm dhe autokratik”. Nga ana tjetër politikani serb ka lavdëruar fjalimin e Osmanit si një fjalim demokratik, si një qytetare e vërtetë e Evropës. Reagimi i tij ka ardhur në rrjetin social X (ish-Twitter) pas zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.
“Si serb dhe qytetar i Republikës së Serbisë, më vjen turp nga fjalimi i djathtë dhe autokratik i Ana Brnabiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Si qytetar i Evropës, jam krenar për fjalimin demokratik të Presidentes Vjosa Osmani.”, ka shkruar Bogdanoviç në X (ish-Twitter).
Tonight,
— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 23, 2023
As a Serb and a citizen of ????????,
I am ashamed of the right-wing and autocratic speech of @anabrnabic in the @UN Security Council!
As a citizen of Europe and ????????,
I am proud of the democratic speech of President @VjosaOsmaniPRKS!