Kosova & Rajoni

Pas flamurit, përdhoset edhe shtatorja e Skënderbeut në Prizren, përkrenarja dhe shpata e heroit ngjyrosen me ngjyrë ari (VIDEO)

30 Korrik, 19:20| Përditesimi: 30 Korrik, 19:28

  • Share

Pas perdhosjes së flamurit kombëtar ditë më parë në Suharekë, një tjetër simbol kombëtar është vandalizuar në Kosovë.

Kësaj here, objektiv i sulmit u bë shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku përkrenarja dhe shpata e heroit u ngjyrosën me ngjyrë ari. Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij akti, duke e cilësuar si një “sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare”.

Kryetari i shoqatës, Mr. Sc. Nue Oroshi,ne rrjetin social facebook u bëri thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë që të veprojnë menjëherë për gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

“Ky është një akt i papranueshëm, një provokim i qëllimshëm që cenon jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare,” tha Oroshi.

Policia Rajonale e Prizrenit njoftoi se është duke e faktuar gjendjen në terren dhe do të veprojë sipas udhëzimeve të Prokurorisë. Sipas tyre, zona ku ndodhet shtatorja është e pajisur me kamera sigurie, çka pritet të ndihmojë në identifikimin e autorëve.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, e vendosur më 28 nëntor 2020 në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Prizren, është një ndër monumentet më të rëndësishme historike e simbolike të qytetit.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban: 30/07/2025 21:49

    Ne Kosove ka talebane pafund

    Përgjigju
  • J & B: 30/07/2025 20:45

    Duket si me regji kjo pune, njeher flamuri pastaj Gjergj Kastrioti. Besoj radhen e ka gjuha shqipe dhe identiteti kombetar... Fatkkeqesisht, shteti i ri i Kosoves eshte ne gjume letargjik,e ka humbur farin ndrcues....

    Përgjigju
  • Realisti: 30/07/2025 19:34

    Ore une jam mysliman shqiptar dhe e them hapur: Etnia ime eshte Shqiperia, heroi im kombetar Skenderbeu. Skenderbeu eshte pashaporta europjane e Shqiptareve dhe argumenti pse kemi shtet tonin. Nga tiparet antropologjike (pamja e jashteme) jam njelloj me Ortodokset dhe Katoliket. Kosovaret nga ana antropologjike jane gjysma si Turq gjysma si Serb. Nuk kemi pune me ta, mos u beni budallenj. Distancohuni

    Përgjigju
    • Deni: 31/07/2025 06:17

      Edhe un si shume shqiptare ndjehem i perfaqesuar dhe krenar qe jam shqiptar…te gjitha keto i kam prej ketij burri qe ishte i pari dhe i fundit burre shteti,iMadhi Skenderbe ! Persa i perket distancimit,pa merak Bin Kurti po e realizon dale ngadale me sukses ndarjen. Eshte i kote patriotizmi i tyre,kane hedhur poshte cdo perpjekje qe eshte bere prej te gjitheve. Edhe kosovaret vete e duan ndarjen. Mua me ka rene rasti shpesh te takoj jaahte shtetit,dhe ato vazhdojne prezantohen si Jugosllave kur i pyet… kur i flet shqip nhelin si mut. Nuk kemi ç’i duam,kur ato nuk duan vete. Le te rrine ne te tyren a ti bashkohen serbise se sa me sjelle dastabilitet gjithe kohen. Flamurin tone e perdhosin,Heroin tone e te tyre e perdhosin,atehere??????? Keto jane akte qe kane sjellur lufte apo te ashtuquajturat incidente diplomatike…patriotizmi i tyre eshte te shkokne ne Velipoje apo Golem e Durres me peshqir flamurin tone shqiptare dhe i vene byzhen siper ne shezllong apo rere…. shkoni pirdhuni

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?