Prokurori Kllapi dhe dokumenti

Pas ‘floririt të Metës’, SPAK mbyll dosjen e Berishës dhe Bodes që shitën hidrocentrale para largimit nga pushtetit! Arsyeja: Prokuroria në 2016 nuk konstatoi korruspion!!

29 Maj 2023, 18:02| Përditesimi: 29 Maj 2023, 19:03

  • Share

Pas mbylljes nga prokuroja Manjola Kajana së dosjes së vjedhjes së thesarit të shtetit në vitin 1997 dhe në fund të vitit 1999, me të kallëzuar Ilir Meta dhe Sali Berisha, SPAK refuzon të nisë hetimet për një tjetër dosje, atë të privatizimit abuziv të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, kur Sali Berisha u largua nga pushteti. Vendimi është marrë nga prokurori i SPAK-ut, Sotir Kllapi, me argumentin se disa fakte penale të pretenduara nuk ekzistojnë, ndërsa për disa fakte të tjera ka pasur një hetim nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2016, e cila ka vendosur mosfillim të procedimit penal.

Pikërisht sepse prokuroria e vitit 2016 mbyllte dosjet grabitjes së pasurive publike dhe të korrupsionit në nivele të larta, u ngrit SPAK-u. Drejtësia e vjetër ka mbyllur disa herë edhe dosjes e Gërdecit, 21 Janarit, CEZ etj., por SPAK ka gjetur mekanizma për rinisur hetimet, me qëllim për të identifikuar përgjegjësit. Sotir Kllapi është prokurori, i cili bashkë me ish kreun e SPAK-ut Abren Kraja, kanë në dorë edhe dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për lobim me para të padeklaruara në SHBA si dhe për shërbime estetike, shpenzime gjithashtu të padeklaruara.

Të kallëzuar për shitjen e hidrocentraleve ishin ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i Ekonomisë Ilir Meta, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish zëvendësministri i Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish drejtori i KESH Engjëll Zeqo. Në kallëzimin penal të referuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, pas një investigimi të publikuar në Shqiptarja.com, thuhet se ish zyrtarët në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kaluar në duart e privatit, kompanisë Kurum, pasurinë publike (4 hidrocentralet), në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në mënyrë korruptive, duke shkaktuar një dëm me vlerë 232 milionë euro.

Me një manovër institucionale, për privatizimin u shmang ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Neni 4 i ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 ka një paragraf ku shkruhet: “...Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë tregtare ose pjesë të tyre, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar me humbje për mbi 3 vjet rresht”. Kjo pikë nuk lejonte shkëputjen nga KESH për objektet rentabël siç ishin katër hidrocentralet dhe as privatizimin e tyre.

Për të realizuar qëllimin, institucionet dhe qeveria, ndryshe nga sa parashikohej në kuadrin ligjor, deformuan kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik. Fillimisht shpallen kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik (Neni 4.1), VKM nr. 152 dhe VKM 153 dt 29/02/2012. Mbasi iu dështoi tenderi, bënë vendime qeverie (VKM nr. 676 dhe 677 dt 03/10/2012) për të ndryshuar kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik, duke shkelur haptazi ligjin 8306 edhe pse për ironi vet vendimmarrësit i referoheshin këtij ligji.

Por, prokurori i SPAK-ut nuk mendon kështu. Sipas tij, në procesin e privatizimit të hidrocentraleve, një pasuri publike e shitur nga Berisha dhe Bode pak ditë para largimit nga pushteti me votë, nuk ka vepër penale. Vendimi i Sotir Kllapit është ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, e cila do të vendosë nëse SPAK duhet apo jo të nisë hetimet. Si do që të jetë vendimi i shkallës së parë, palët mund t’i drejtohen Apelit dhe më pas Gjykatës Lartë, madje edhe Kushtetueses.

Vendimi i Sotir Kllapit për mosfillim të procedimit penal për shitjen e hidrocentraleve

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fitim Lleshi: 30/05/2023 21:54

    Mjere Shqiperia, sa keq ta mendosh se ku jemi. Turp dhe ne Afrike ka me shume drejtesi

    Përgjigju
  • Kojshiu: 30/05/2023 18:06

    @Ledina,e ke përmbledhur gjithçka me dy fjalë shumë bukur! Nuk j’a vlen më shumë se kaq,sado që të thuash,ky është për fat të keq realiteti ynë.

    Përgjigju
  • Ledina: 30/05/2023 10:25

    Shqiperia ka 30 vjet qe ka hyre ne 500-vjetorin e dyte te pushtimit nga bankat dhe firmat industriale dhe telenovelat turke; nuk ka SPAK qe e shpeton.

    Përgjigju
  • e drejta: 30/05/2023 09:33

    A-SPAKU JANE PER NE BURG VETE ,....NJEREZ QE NUK E NJOHIN TURPIN

    Përgjigju
  • populli: 30/05/2023 08:22

    paci faqen e zeze dhe mos ju vij keq hic qe keni ul breket fare...puno o popull dhe beja rrogen ketyre 16 mil,se 6 e kane pak !

    Përgjigju
  • Eri: 30/05/2023 06:24

    Shitja idrocentraleve ishte idiotesi por kompesusuan 40 milion Euro qe duhet tu jepnin rimbursim tvsh..mbase dhe klientelizem nda Erdoganit..

    Përgjigju
  • Zenengul: 30/05/2023 05:16

    Apo ju duheni hequr te gjithe! Perfundimisht kane te drejte kur thone qe ne nuk bejme dot shtet. Te gjithe ju pa perjashtim keni paguar ke Sala e Iliri per te hyre ne sistem dhe keni bere leket e daroves per emerimin e mare, plus nuk po mbushni bythen akoma, se jeni bytheshpuar, pabuksa.

    Përgjigju
  • Iris: 30/05/2023 01:55

    Dumani para disa ditesh, thoshte qe nuk kishte frike nga presionet e politikes,por duket qe ka folur vetem per vete,sepse keta, Manjola Kajana,Arben Kraja dhe Sotir Kllapi po krijojne /listen e frikacakeve/! Z.Doci,me terhoqi vemendjen nje fjali ne artikullin tuaj ku shkruani://...SPAK ka gjetur mekanizma per te rinisur hetimet,me qellim per te identifikuar pergjegjesit.// Mua me duket sikur SPAKU ka gjetur vertet mekanizma,por per te mbyllyr dosjet.Kllapi duhet te kishte hetuar sikur dosja ne fjale te mos ishte hetuar kurre me pare dhe jo t'a mbyllte duke e hedhur lumin, duke perdorur si justifikim qe nuk eshte pare asgje e jashteligjshme,asnje shkelje nga hetimi i pare! Jam dakord me /SIFI/ qe kerkon reformim te drejtesise duke marre si model sist.amerikan te zgjedhjes se njerezve te drejtesise,por une do te kerkoja dicka me teper,do te doja qe ne SPAK e GJKKO te kete vetem te huaj,asnje shqiptar.Nuk u kihet bese shqipove te drejtesise shqiptare,ose jane frikacake,ose te shitur dhe kur kuturisin e ndermarrin nga nje veprim guximtar,u duhet te kene ambasadoret e huaj nga pas qe t'i mbrojne,t'i inkurajojne,ose t'i shpetojne si dikur kryetarin e Gj.Kasacionit.Gjykuar qe Kllapi dhe Kraja kane ne dore dhe dosjet e tjera te Metes e Kryemadhit,quajni qe tani /te mbyllura/,nuk diskutohet si do te perfundoje kjo pune.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 29/05/2023 20:49

    VO:Juristi Nr.1 Shqipëtae e sot në Amerikë nga frika e arrestimit prej S.Berishës pse kërkonte të zbatohej ligji e jo Maliqi SALI.. DEKLARON NGA AMERIKA.."..NË SPAK KA RËN BOMBA.." Që do të thot se nuk ka SPAK..Por KAPS..i vdekur nga frika e Sb 1992. -Të gjitha dosjet e vjedhjes e krimit të politiqënve në 32 vite të Sb,Im,Mk,Fm,Lb ..do të mbyllen.Do të dënohen fukarenjtë me 500 lekë dhe fshatarët pa mbrojtje. -Pasi,Salialit të foltores për shpifje i jan shtyrë gjyqet 9 herë.Tropojanit vrasës Papleka 7 herë.Të tjerat dihet tashmë. -Populli duhet të ngrihet në protestë për SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ..Që nuk kryejnë detyrën ndaj popullit.. -Dhe drejtësia e RE monitorohet nga SHBA+BE..! -Rroftë mbreti,Posht mbreti..!

    Përgjigju
  • Edi: 29/05/2023 20:15

    Urime per Lej Fenin, kopili lindi i vdekur do thoshte Kadareja

    Përgjigju
  • sifi: 29/05/2023 20:02

    Sic po tregon realiteti me SPAKUn ,duhet qe populli duhet te zgjedh dhe prokuroret dhe gjykatesit si ne Shtetet e bashkuara te Amerikes.Eshte e kote te shpresojme per drejtesine qe duhet .Populli eshte sovrani dhe ne demokraci pushtetet i vendos vetem shumica .Mungon kurajo per te denuar peshkaqenet e politikes

    Përgjigju
  • Linda: 29/05/2023 19:32

    Po ska problem se Spaku vetem emrin ka se aktulisht merret vetem me ceshtje te thjeshta fare qe skane nevoj tju besh as gjyq.

    Përgjigju
  • ???: 29/05/2023 19:24

    a thu bahet najher aj vend? a thu ka me dal najher naj bir shqiptarit qe primend ka me punu per at vend?? mbajme mend(prej historise)qe kohet ma te arta kan ken pashalleku i Karamahmut pashes dhe ai i Alì pashes ,e besoj se sh ma mire se sot ka ken ne komunizem (pavaresisht tanave )... coju maj shqipe e ban nje fmi persmarit qe punon per ty e ja per vedi tvet!!!

    Përgjigju
    • o lale: 29/05/2023 21:00

      se mas din ma shume ti ,po sbesoj se je personi ne fjale,normal

    • Lala Gjoni: 29/05/2023 20:00

      Ik ore analfabet, mëso gramatikë njëherë e më pas komento

  • Dori: 29/05/2023 18:41

    Kjo eshte drejtesia e re amerikane

    Përgjigju
  • Bledi: 29/05/2023 18:22

    Normal

    Përgjigju
  • I.M Bejleri: 29/05/2023 18:20

    Jashtë teme: ---> Kush ka ikur në emigrim nuk kthehet mo, nuk punon njeri për "biznesmenët" aty. Por si fillim risni rrogat e stafit që keni akoma aty që të kenë mundësi të krijojnë familje e bëjnë shumë fëmijë e të mund t'i shkollojnë që më pas të keni puntorë të kualifikuar pas 30vjetëve e mos ju ikin si ju ikën sot rrinia. Se me prindërit e tyre e dhjetë o politikanë e biznesmena.

    Përgjigju
    • Mona: 30/05/2023 11:31

      Shum qar e mire po thua,po kujt jaethua,marrin vesh kto bande hajdutesh qe vec vedes nuk shohin tjeter

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?