Pas Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Francës, 5 vende të tjera kanë njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.
Belgjika, Monako, Malta, Andorra dhe Luksemburgu njohën pavarësinë e shtetit palestinez ditën e dytë të samitit në New York, ndërsa sot do të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Njohja e shtetit të Palestinës ka nxitur reagime të ashpra nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili është shprehur se asnjëherë nuk do të ketë një shtet të Palestinës dhe se njohja e pavarësisë së tij, është një shpërblim për grupin terrorist të Hamasit. Me këtë deklaratë të fundit, i është bashkuar dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Trump pritet të takohet gjithashtu me udhëheqësit kryesorë arabë dhe myslimanë në margjinat e samitit të OKB-së. Në takim priten të marrin pjesë liderët e Arabisë Saudite, Emiratevet ë Bashkuara Arabe, Katari, Egjipti, Jordanisë, Turqisë, Indonezisë dhe Pakistanit.
Ky i fundit pritet të mbajë një fjalim në mbledhjen e sotme të OKB-së, ku në qendër të diskutimeve do të jetë njohja e shtetit të Palestinës dhe lufta disa vjeçare me Izraelin.
Lajmi në përditësim...
Komente
