Arjana Fullani me bashkëshortin Ardian Fullani

Pas Fullanit edhe 7 gjyqtarë VIP përjashtohen nga drejtësia për 15 vite, ikën nga frika e Vetingut, por kërkuan të linin një shteg për t’u rikthyer

12 Nëntor 2020, 15:39| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 15:41

  • Share

TIRANË- Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të përjashtuar përfundimisht me 15 vjet nga drejtësia ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, është përcaktues edhe për fatin e dosjeve të tjera të ngjashme në shkallën e dytë të Vetingut me të njëjtin objekt. Ashtu si zonja Fullani, deri më sot janë shtatë gjyqtarë të njohur, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtësia nga frika e Vetingut, por që kundërshtojnë përjashtimin nga drejta për t’u rikthyet një ditë në sistem. Konkretisht, fatin e Arjana Fullanit pritet të kenë edh dy ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako dhe Aleksandër Muskaj. 

Dy gjyqtarët u larguan nga Gjykata e Lartë në vitin 2017, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronin në detyrë deri kur të zëvendësoheshin, siç bëri Ardian Dvorani. Për të evituar përballjen me Vetingun, Qirjako dhe Muskaj nuk pranuan të shërbenin as në Gjykatë të Apelit. Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpriste procesin e Vetingut për ta dhe t’i përjashtonte nga drejtësi, Qirjako dhe Muskaj i kërkuan Kolegjit të Posaçëm që të rrëzonte pikën në vendimin e KPK, e cila i përjashtonte nga drejtësia. Kërkesa është e ngjashme me atë të Arjana Fullanit, e cila u rrëzua nga Kolegji. 

Për të njëjtin qëllim kanë vënë në lëvizje Kolegjin e Apelimit edhe Astrit Haxhialushi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, Petraq Dhimitri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrësl, Eneida Civici, gjyqtare në Tiranë, Agim Bendo, i Apelit Tiranë dhe Arjana Liço, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Pesë gjyqtarët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtësia, për t’u shpëtuar përballjes me procesin e Vetingut, por kundërshtojnë përjashtimin me 15 vite nga drejtësia. 

Pika që kundërshtojnë 7 gjyqtarët është e njëjtë. Kjo pikë në 7 vendimet e shkallës së partë të Vetingut parashikon: “Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë Gjyqësor ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.”

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/11/2020 03:04

    15 vjet kalojne shpejt,mire do ishte qe pas 15 vjetesh prape vetingu tu virej prape si kusht per rikthim ketyre te vetelarguarve.

    Përgjigju
  • Turi: 12/11/2020 19:10

    Duhet tju verifikoni te gjitha pasurite dhe me pas sekuestrim dhe burg per keta maskarenj se kane nxjere nga burgu me qindra kriminele dhe kane denuar fshatare e fukarenj per nje zog pule te vjedhur ne burg e keni vendin ropsha

    Përgjigju
  • c'e deshe: 12/11/2020 16:38

    po cfare VIP keta jane kriminele VIP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?