Dritan Mehmeti do jetë pasuesi i Luigi Di Biagio-s si trajner i Dinamos. 43-vjeçari do rikthehet te ‘nëndetësja’ vetëm pak muaj, pasi u largua për ti lënë vendin italianit, i cili të dielën dha dorëheqjen si pasojë e rezultateve të dobta. Aktualisht Dinamo renditet në vendin e fundit të Superligës me 7 pikë.
Mehmeti është trajneri me të cilin Dinamo siguroi ngjitjen në Superligë nga Kategoria e Parë, ndërsa ishte pjesë e ‘nëndetëses’ deri në muajin korrik, duke zhvilluar edhe një pjesë të fazës përgatitore të verës. Prezantimi i Mehmetit si trajner i ri i Dinamos do të bëhet të mërkurën në orën 10:00 në zyrat e klubit.