Thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, si në sektorin e energjisë, tregtinë, e turizmin kanë qenë fokus i bisedës mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev në pallatin presidencial në në Baku.
Teksa vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, Rama e vendosi fokusin veçanërisht tek investimet, ku i tha presidenti Aliyev se shpreson që t’i shtojnë investimet në Shqipëri, njëjtë siç i kanë bërë në Malin e Zi.
“Ne kemi disi të drejtën tonë për të qenë xhelozë për Malin e Zi, sepse aty, ju keni bërë një investim masiv, jo thjeshtë në kuptimin financiar, por edhe modelin që është dhe shpresoj që ju do të bëni të njëjtën gjë”, tha Rama.
Energjia dhe turizmi ishin dy sektorët ku presidenti i Azerbajxhanit vuri fokusin që duhet të rritet bashkëpunimi, ndërsa dy palët u shprehën se presin rezultate konkrete nga ekipet e ngritura nga dy vendet për këtë qëllim. Një aspekt tjetër ku u fokusua biseda është edhe rritja e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.
Presidenti Aliyev vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë për projektin e gazsjellësit TransAdriatik dhe shtoi se edhe në këtë fushë duhet të shtohet bashkëpunimi.
"Përfaqësuesit tanë po zhvillojnë takime mbi portofolin më të gjerë të bashkëpunimit tonë në fushën e energjetikes, që përfshin gazin natyror, furnizimet tranzite dhe energjinë elektrike. Është vërtetë një pjesë mjaft e madhe e agjendës tonë dypalëshe. Jam i sigurt që ajo çka është tashmë në proces bisedimesh do të sjellë si rezultat zhvillime të reja", u shpreh Aliyev.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit Sahiba Gafaro, ku u vlerësuan marrëdhëniet e miqësisë mes dy vendeve dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve. Rama ka takuar edhe kryeministrin e Azerbajxhanit, Ali Asado.
Kryeministri vizitoi gjithashtu Memorialin e Varrezave të Dëshmorëve në Baku, Azerbajxhan, ku vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti ndaj të rënëve në Luftë.
Të premten Rama niset për në Stamboll, Turqi ku do të takohet me përfaqësues të agjencisë shtetërore turke “Tubitak”, që ka në fokus kërkimin shkencor dhe atë teknologjik.
Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e kësaj në varrezat e Dëshmorëve në Baku.
"Në memorialin e varrezave të dëshmorëve", shkruan Rama.
Pas takimit me kryetaren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryeministrin e Azerbajxhanit Ali Asado.
Kryeministri Edi Rama takim me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit, Sahiba Gafaro.
Kryeministri Edi Rama pret që Azerbajxhani të investojë në Shqipëri siç ka bërë edhe me Malin e Zi. Rama gjatë bisedës së tij me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, tha se Shqipëria do t’i mbështesë gjithmonë.
“Faleminderit zoti President! Është kënaqësi e madhe që gjendem këtu dhe pikë së pari, pas një fushate mjaft të madhe e të suksesshme për të rikthyer pjesë të vendit tuaj që për kaq shumë vite gjendej në një situatë që qe shndërruar në diçka të padurueshme, që të gjithë ne e dimë, qoftë në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, dhe tanimë në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurimit. Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit, e të vërtetës dhe të drejtës historike të Azerbajxhanit. Po kështu, së fundmi në radhë, por jo nga rëndësia, ne përgëzojmë shumë përpjekjet tuaja të lavdueshme dhe shembullore për paqe dhe bashkëpunim afatgjatë me fqinjin tuaj, Armeninë. Në të njëjtën kohë, ne jemi të dy të bekuar të kemi një gur shumë të fortë midis nesh, që është Turqia, dhe unë besoj fort se ne mund të bëjmë më shumë, e ju e përmendët, në fusha të rritjes potenciale të bashkëpunimit tonë dhe sigurisht, pres me shumë padurim që të dëgjoj dhe të shoh perspektivat dhe çfarë kanë arritur ekipet tona, qoftë në sektorin e energjisë ashtu dhe të turizmit. Ashtu siç jua kam thënë disa herë, ne kemi disi të drejtën tonë për të qenë xhelozë për Malin e Zi, sepse aty, ju keni bërë një investim masiv, jo thjeshtë në kuptimin financiar, por edhe modelin që është dhe shpresoj që ju do të bëni të njëjtën gjë. Ndërkohë, pres me padurim që të mbani fjalën dhe të vini në Shqipëri, tashmë që Covid është zbutur njëfarësoj dhe rruga është hapur. Ndërkohë që prisja që ju të vinit, mendova “Pse jo të mos vija unë”. Siç thuhet “Kur mali nuk shkon dot mali tek Muhammedi, shkon Muhammedi tek mali”.
Faleminderit shumë zoti President për këtë mikpritje të ngrohtë që e ndjemë qysh hapin e para pasi zbritëm në kryeqytetin tuaj të mrekullueshëm dhe presim me padurim të lajmë borxhin në momentin që ju do të vini në vendin tonë. Faleminderit!” , tha ai.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka bërë me dije se takimin me kryeministrin Edi Rama kanë diskutuar për bashkëpunimin në sektorin e energjisë si edhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare.
“Vizita juaj dëshmon dhe një herë nivelin e lartë të dialogut politik mes dy vendeve tona. Ne jemi takuar shumë herë e po kështu kemi komunikuar përmes telefonit dhe po kështu edhe gjatë aktiviteteve ndërkombëtare kemi shfrytëzuar mundësinë për t’u takuar me njëri – tjetrin.
Natyrisht jemi këtu për të zhvilluar takime dypalëshe, për të diskutuar gjithashtu dhe çështje të zhvillimit rajonal të cilat janë në krye të agjendës së Europës e po kështu do të flasim dhe për çështje dypalëshe, ku do të shkëmbejmë informacion e do të flasim për rritjen e qarkullimit tonë tregtar, që është mjaft modest, por ka potencial për t’u rritur. Do ta diskutojmë këtë sot e po kështu do të diskutojmë bashkëpunimin në sektorin e energjisë.
Që prej më shumë se një viti, Azerbajxhani është bërë eksportues i gazit natyror drejt Europës dhe Shqipëria ka qenë mbështetëse e kësaj nisme dhe përfaqësuesit tuaj të nivelit të lartë kanë marrë pjesë gjithmonë në takimet e Këshillit Konsultativ të Korridorit Jugor dhe kanë vijuar të zhvillojnë dhe kanë kontribuuar për zhvillimin këtij projekti. Kështu që jemi në një ekip vendesh, të cilat kanë zbatuar me sukses këtë projekt historik, duke pasur parasysh rëndësinë e korridorit jugor të gazit, sidomos të gazsjellësit TransAdriatik. Unë mendoj që tashmë kjo është më e dukshme se sa më parë.
Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë që ka potencial të madh për t’u rritur. Përfaqësuesit tanë po zhvillojnë takime mbi portofolin më të gjerë të bashkëpunimit tonë në fushën e energjetikes, që përfshin gazin natyror, furnizimet tranzite dhe energjinë elektrike. Është vërtetë një pjesë mjaft e madhe e agjendës tonë dypalëshe. Jam i sigurt që ajo çka është tashmë në proces bisedimesh do të sjellë si rezultat zhvillime të reja. Po kështu, mendoj që ka një shans të mirë për të folur për të tjera fusha të ndërsjella, mundësitë në fushën e turizmit e t’u ofrojmë qytetarëve tanë mundësi të ndryshme turistike dhe përgjithësisht një partneritet më të gjerë për t’i dhënë një nxitje të mëtejshme e për të pasur rezultate më të mira në të ardhmen. ”, tha Ilham Aliyev.
Rama mbërrin në Azerbajxhan për vizitat zyrtare me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Kryeministri Yne i deshiruar per dreka dhe darka ne shtepi te tjerve ( por shtepin e tij me tavolinen bosh) te ngjason, me nje personazh komik popullor ne Mirdit, Luk Munegja ! Luku i pa shpi,shakaxhi, dhe fukara ,bridhte dhe i merrte Katunet me radh,dhe interesi i tij ishte qe te gjente shtepi, qe kishin sebepe ( dasma)duke u ulur kam kryq pa u interesuar se c`menim kishte i zoti i Kulles .Futet Luku,i pa ftuar dhe ulet ne coshe te oxhakut ,ne krye te venit ! Fillojn duke ardhur dasmoret,duke e spostuar Lukun, per tu ulur secili ne vendin e tij,dhe Luku nga coshja e Oxhakut perfundon ne fund te Odes tek dera ! Njeri nga dasmoret e pyet te zotin e Kulles ; Te madhe e paske ket Od or lum Miku,sa me sa asht ? Ne vend te pergjigjes nga i zoti Kulles,ja pret Luku ! Me pyet mue,se un e kam mat me Byth, tu u spostue,nga fillimi Oxhakut, e k`tu ne fun te dera . Rama kur erdhi ne krye te qeverise premtoi se do bente shtet,(shtepi qendrimi dhe prodhimi per Shqiptaret) por kur Kryemistrit ton nuk i premton koha,per te punar per shqiptaret,sepse hobi tij,jan drekat, darkat ,dhe shou mediatik,sa per popullin,varju trasten,te shkojn si lypsar neper dyert e Europes,se atje ka treg pune.
Përgjigjubravo qe po mundohesh pere te miren e vendit tende jo si disa qe bene asenje gje vetem e shkatrruane
Përgjigjuo ram o trap, para dy javesh the do sjell naften arabe po nuk solle gje....
PërgjigjuDetin me gaz shqiptarë ia Falk grekut e tani ka ikur në Azi që të shtet pordh për gaz , o mjerim deri kur do qendrosh aty ku je
PërgjigjuO Toni ti nuk je njeri e prandaj ha k.. e m… sa të duash sepse km yt është regrutuar nga serbia qysh sa ishte në Franc dhe e vuri aty ku ështé për ta zhbër Kosovën dhe Shqipërin duke u munduar t’i fus nën serbo-rusi e si duket ty të pëlqen o plehër. Sa për dijunin tënde unë jam Shqipëtarë i Shipëris Natyrale o kok m…
O gje e trash dukesh qe je kosovar kokebosh, rames ti hash k...n,tha mire ai per ju me ilac mizash.
nuk jam simpatizant i politikes e dua te saktesoj qe nuk kam votuar asnjehere por ne kete artikull pash shum komente me pak fjale tamam si komentet e byrektores se lulit qe shkruanin komente me pak fjale ne favor te kumandarit qe i paguante kunati i shokut krietar te shqupit ( sot ish) mos e ka kopjuar edi ate stilin dhe ka hapur nje call senter qe i paguan me sufllaqe vetem qe te shkruajtur pro km? po qe e vertete do ngel pak i zhgenjyer se e di edi nje njeri me inteligjence me te larte se ai i byrektores
PërgjigjuHahaha. Mendohet se Edi Rama esht ne gare personale me kte mustaqe miun azer se kush eshte me i korruptuar...Axhenda e ketyre muajve ka qen vetem ne sherbim te kryeoligarkut cet kastratit, nje her andej nga ato vendet arabe, tani azerbajan. Esht ber si lypsar neper vende islamike qe ndertojn vetem xhami ne shqiperi sepse e gjith europa ja ka ven vizen me vjedhjet qe ka ber. E as per 100 vjet nuk futemi ne BE neve me kto lloj gjakpiresish. Nese nuk do vendin dhe popullin tend botes as nuk i rruhet per ty... Te gjith shohin interesat e popullit te vet... Rradhes tjeter shko tako gurut e nuses damianit andej nga india se mos te japin nei gje...
PërgjigjuBota po i lepin bythen ktyre per gaz ti thua i ka ven vizen
Bashkpunimi mideis vendeve sjell zhvillim e ekonomis edhe turizmit
PërgjigjuVizitat she takimet me kryetarrt e shteteve te rendesishme so te jene ne nsihmese te shqiperise nga ana ekonomike.
PërgjigjuKryeministri po na perfaqson me se miri ne shtetet fshqinje
PërgjigjuKeto dite te veshtira per Shqiperine eshte mese e nevojshme bashkepunimi me shtetin e Azerbajxhanit!!
PërgjigjuSektori i energjise dhe turizmit jane dy sektore qe kane shume rendesi per ne si vend. Rama ka punuar shum me qeverine e tij prandaj presin bashkepunime dhe mbeshtetje nga keto vende.Shume shpejt do ju shperblehet mundi.
PërgjigjuTakimet me konkretizime te projekteve qe sjellin rritjen e ekonmis ne vend ,, kto na duhen nga qeveria ????????????
PërgjigjuDo kemi shume perfitime te mira nga keto bashkpunime ju lumte zoti rama.
PërgjigjuKeto mardhenie diplomatike forcojne shume shtetin shqiptar dhe kjo me azerin na ndimon shume dhe na jep perfitime per tap
PërgjigjuBravoo investimet e reja ne vendin tone do te sjellin zhvillim dhe prosperitet
PërgjigjuNë SHBA dhe EUROP nuk të besojn më as edhe një fjal, të ka mbet Azia serbia (edhe një kohë jo gjatë) pastaj shtrija doren Kinës dhe zhduke Shqipërin . Por, ke harruar një gjë se nga NATO nuk mundesh ta largosh këtë vend té bekuar sepse nuk e ke pron private o i qmendur o kriminel i pështirë.
PërgjigjuNa nuk duhet me injoru arritjet e qeverise por me fol rrealitetin asht nje pun e shkelqyer 10 vjecare qe jena veni ma i korruptuar ne ballkan mas Bosnje Hercegovines te shpallur nga Departamenti Amerikan i shtetit dhe 2 vendimet e fundit qe do ndikojn direkt ne rritjen e mireqenies te Shqiptareve 1-Rritjen e cmimit te ENERGJISE dhe 2-PEZULLIMIN E QESEVE PLASTIKE.
PërgjigjuUra jone lidhese Turqia,presim te investoni te ne
PërgjigjuGjeja me e mire qe mund te bejme ne kete situate qe jemi si pasoje e luftes eshte qe shqiperia te kete sa me shume takime te tilla dhe te mare me shume pjese ne mardheniet nderkombetare.Turqia eshte nje vend i cili eshte mbeshtetur nga shqiperia dhe presim te njejten gje dhe nga ata
PërgjigjuKa ber nje pune shume te mire kryeministri nen kryesine e OSBE po perfaaeson denjesisht shtetin tone
PërgjigjuPartenriteti me azerbajxhanin si superfuqi e resurseve natyrore qe eshte shpresojme te uli mungesen e hidrokarbureve
PërgjigjuKrijimi i maredhenieve te mira duke pasur dhe mbeshtetjen e turqise , shton me shume mbeshtetjen ne arenen nderkombetare ndaj vendit tone
Përgjigjugjithmon shiqperia ka luftuar qe bota te jet ne paqe dhe tani sapo e vertetuam perseri
PërgjigjuKryeministri po ben te pamunduren per te forcuar mardheniet me jasht sic dhe po ben tani me presidentin e Azerbajxhanit rrespekt
PërgjigjuRama ben super plan qe hapet edhe ne azi sepse jane vende nxjerrese te medha te gazit natyror dhe mund te behet mje super bashkpunim per te miren tone ????????
PërgjigjuEshte shume e rendesishme qe te ruhet maredhenie e mire me vendet si Turqia,Azerbaijani. Ju po punoni per te arritur objektivat e menduara kshuqe keni te drejte te pretendoni per shume.
PërgjigjuTani kemi me shume nevoje se kurre per kete bashkpunim diplomatik me shtetin e Azerbajxhanit!!
PërgjigjuMareveshjet ne fushen e energjise jan shume te nevojshme sidomos ne kete periudhe ku u thellua me shume kriza e energjise , dicka teper e nevojshme
PërgjigjuMardheniet e mira me azerin do na ndimojne shume per projektin e tap qe ai jo vetem te kaloi por te perfitojme dicka prej saj
PërgjigjuKjo eshte edhe nje lloj presiomi qe i bejme BE qe neqoftese nuk na pranom jo negociata se me negociata jemi ngopur atehere ka edhe vende te tjera qe mund te bashkepunojme. Bravo Rama do te hysh ne historine e Shqiperise si Skenderbeu i epokes moderne.
PërgjigjuO injorant ka shkuar te rinegocioje marreveshjen e TAP-it, se aktualisht s'perfiton asgje vendi!
Nuk e kuptoj ç'pune ka Rama ne Azerbaxhan kur ne s'kemi asnje lidhje me TAP !
PërgjigjuO shkencetar, ka shkuar te rinegocioje marreveshjen e TAP-it, se aktualisht s'perfiton asgje vendi, pra, qe te perfitojme dicka se kalon neper Shqiperi, si s'paskemi lidhje!
Mesa duket po vjen nafta dhe gazi nga Azernajan! Rama eshte inteligjent dhe ka shanse te beje popullin shqiptar me lek nese luan mirë ne keto kohe te veshtira ! Duhet një tender i hapur per energjine ! Duhet gaz nga TAP me kontrate dhe duhet një projekt për teknologjinë eolike! Nese Rama ben edhe sistemin hekurudhor kete vit bravo I qoftë , për mua t’ja jape DB (Deutsche Bahn-Stacionit Gjerman) gjithë hekurudhen , pasi sikurse u zhvillua TIA nga Gjermanet mund ta rikthejne ne kembe hekurudhen! I qudita kur pashë para ca ditesh qe mijera pelegrin vijne me tren nga Shkodra - Kurbin (San Antonio) ! Po sikur te jete treni modern , po sikur te vijne Lezhe - Tirane per 20-30 min, një student do punonte/jetonte në lezhe dhe studionte ne Tirone per vetëm 30 min Lezhe - St.Trenit Tirone , me pak fjale kjo “sikur” te behet realitet jepja Gjermanise DB gjithë hekurudhen per 20-30 vite koncesion !
PërgjigjuNuk duan me te japin koncesione sepse duan te zhvasin per vete.
Jane shuar nga harta e botes vendet e zhvilluara perendimore qe kryeministri jone ka kete /dobesi/ per shtete te tilla si Azebajxhani e Turqia?! Nejse,u nise qe u nise,pse nuk shkon dhe ne Ukraine t'i besh nje vizite perkrahese Zelenskyt,sic beri kryeministri i Britanise? Do te vlente me shume kjo vizite se sa ato tek Azeret e Turqit te marra se bashku.
PërgjigjuJo, s'ka hall instagrami Irisi, thjesht eshte islamofobi radhes qe i djeg suma
Ti Iris ben mire te besh ndonje selfie per instgram apo tik-tok se per ate pune je profesioniste..... Ke degjuar gje ti per nje linje te re gazi nga Azerbaxhiani-Turqi-greqi-Shqiperi....??? He ta marsha ....kujdes ate selfien ....te dalesh bukur.
Rendesi kane mardheniet…prandaj dalim rregullisht shteti me i korruptuar ne ballkan nga statistikat e DASH cdo vit.
Përgjigjupo mor bole po...shiko deri te hija e hundes ti e degjo radion e shqupit e shiko lajmet e syrit tv. statistika e dashit esht ajo qe thote qe ai shpellari yt esht non grata se aq e beri lemsh kete vend sa nuk po i gjindet derman dhe tani mbas 10 vjeteve. me dem beri ai bastardi yt per 8 vjet se sa enveri ne 45 vjet. rama shkon direkt te furnizuesi i TAP_it per te gjetur me cmim te lire ju lifni te korrupsioni
Keto vizita na japin edhe me shume bashkepunim dhe zhvillim me njeribtjetrin
PërgjigjuNje kryeminister i cili e vlereson krijimin e maredhenieve te mira me dhe e shikon ate si mundesi me shume per perfitimet e popujve sesa miqesi thjesht personale
PërgjigjuNje zgjedhje shume e mire takimi me vendet e tjera,duhet te jemi te bashkuar per nje mireqenie te mire
PërgjigjuNa griu nga paret. Kete jave ne 7 dite 6 dite i ka bere jashte. 3 Dite ne Gjermani, 2 dite ne Azerbazhan dhe 1 dite ne Turqi. Ju lutem medias te mos botoje me skandale te qeverise se prandaj iken nga Shqiperia se s'ka cfare te thote.
PërgjigjuazerbaXhan e jo azerbaZhan o drini me d te madhe. sa per tu pergjigjur ai se rruan asnjehere se nuk fshihet kur i bejne pyetje me spec djegs.shko se e ke live ne inernet e te pergjigjet gjithmon me faktesa per leket e udhetimeve po ben detyren qe i takon nje km e nuk po shkon me kurva e per te bere punet personale
Politikat qe po ndjek zoti keyeminister do te forcoje marrdheniet mes shqiperise dhe vendeve te fuqishme. Gjermania, italia sot edhe turqia u bashkua????????
PërgjigjuBashkpunimi midis vendeve duhet te jete sa me i mire dhe rama po bene gjene e duhur per te forcuar bashkpunimin me shume vende.
PërgjigjuTakime te njepasnjeshmme qofte per bisedime ne lidhje me antarsimin ne BE ashtu edhe per te mundesuar nje politike te jashtme sa me produktive
PërgjigjuBashkepunimi midis vendeve duhet te jet sa me i lart ne kete kohe krize qe ta kalojm sa me leht edhe sa te bashkuar kunder nje agresori si Rusia
PërgjigjuFryma e bashkepunimit me shtetet e tjera eshte gjithmone nje zgjedhje shume e mire per mireqenien e vendit.Nese vashdojme keshtu ne si shtet do kemi arritje ne fusha te ndryshme.
Përgjigjupolitikat e rames po na cojn shume perpara me shtetet e tjera
PërgjigjuPo beni super pune duke mbajtur mardhenie te mira diplomatike me nderkombetaret ????????
Përgjigju