Ekonomi

Pas goditjes nga pandemia, rritet besimi i biznesit dhe i konsumatorëve në ekonomi! BSH: Industria e ndërtimi sektorët më pozitivë

6 Prill 2021, 17:17| Përditesimi: 6 Prill 2021, 17:59

  • Share

Përmirësimi i situatës ekonomike në 6 mujorin e dytë të vitit të kaluar, si pasojë edhe e lehtësimit të masave kufizuese të diktuara prej pandemisë, ka ndikuar menjëherë tek besimi i bizneseve dhe konsumatorëve. Banka e Shqipërisë raporton se gjatë tremujorit të parë të këtij viti besimi në ekonominë e vendit është rritur me 10.3%, krahasuar me tre muajit e fundit të vitit të kaluar.

Rritja më e lartë është regjistruar tek sektori i industrisë dhe i shërbimeve me 9.5%. Sipas të dhënave për herë të parë që pas goditjes që mori nga pandemia ka kaluar mbi mesataren historike rritja e besimit tek industria, ku ndikimi kryesor në këtë tregues është dhënë nga rritja e prodhimit, kontratat e reja nga eksportet dhe rritja e punësimit.

Ndërsa tek shërbimet ndikim pozitiv ka dhënë rritja e ecurisë së biznesit dhe përmirësimi i kërkesës. Në këtë tremujor të parë në këtë sektor ka pasur edhe rritje të punësimit dhe kontratave për muajit e ardhshëm.

Vijon të qëndrojë i palëkundur sektori i ndërtimit, i cili ishte ndër kryesorët që shpëtoi ekonominë nga recesioni i vitit të kaluar. Besimi tek kjo kategori është rritur me 8%, i ndikuar më së shumti nga lidhja e kontratave të reja, përmirësimi i gjendjes financiare dhe rritja e punësimit. Po të njëjtët komponentë kanë ndikuar edhe në ecurinë pozitive të besimit tek sektori i tregtisë i cili është rritur me 5.4%.

Ndërkohë në nivel të ulët vijon të qëndroj besimi i qytetarëve për të konsumuar. Treguesi i besimit konsumator shënoi rritje me 1.1 pikë përqindje gjatë tremujorit të parë, por vazhdon të mbetet ndjeshëm nën mesataren historike të tij”, thuhet në raportin e bankës.

Ndikim në këtë rritje të lehtë  kanë pasur blerjet e mëdha, situata financiare e pritur e familjes dhe situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend. Nga ana tjetër mbetën në rënie prej 1.7% të ardhurat dhe shpenzimet, e familjeve, duke i shtyrë ato më tej drejt kursimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?