Sipas Washington Post, Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të heq kufizimet e vendosura 20 vjet më parë mbi pyllin kombëtar Tongass, pyllin më të madh në Shtetet e Bashkuara, duke i hapur rrugën projekteve të mëdha energjetike dhe minierare
Pasi ka provuar më kot të blejë Groenlandën nga Danimarka, Presidenti amerikan synon pyjet në Alaska, për ti shfrytëzuar ekonomikisht.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, sipas prestigjozes amerikane, ka vendosur të heq kufizimet e vendosura 20 vjet më parë, për prerjen dhe transportimin e lëndës drusore, në Pyllin Kombëtar Tongass të Alaskës, pylli më i madh në Shtetet e Bashkuara. Trump gjithashtu ka shënjestruar rregullat që kufizojnë ndërtimin e rrugëve të reja në territor, duke i hapur rrugë zhvillimit industrial.
Washington Post, duke përmendur disa burime të besueshme, shkruan se Presidenti Trump, pas një takimi në krerët e Forcës Ajrore dhe me guvernatorin e Shtetit, ka caktuar Sekretarin e Bujqësisë Sonny Perdue për të eleminuar ligjërisht kufizimet për shpyllëzimet në pyllin Tongasa, rreth 68,000 kilometra katrorë, i shtrirëvendosur në Alaskën Juglindore, mjaftë e lakmuar nga presidenti amerikan.
Sipas Washington Post, Trump ka një interes personal dhe politik për "menaxhimin e pyjeve".
Ishte administrata e Bill Klinton ajo që vendosi pjesën më të madhe të limiteve legjislative për shpyllëzimin e këtij territori, disa ditë para se të linte detyrën në vitin 2001.