Sali Berisha dhe Chris LaCivita

Politikë

Pas hapjes së fushatës, Aleanca ‘Shqipëria Madhështore’ prezanton sot në orën 17:00 programin elektoral

12 Prill, 13:32| Përditesimi: 12 Prill, 13:48

  • Share

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të shpalosin ditën e sotme programin elektoral 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tek Pallati i Kongreseve në Tiranë, një ditë pas hapjes së fushatës.

Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se i pranishëm në shpalosjen e programit për Shqipërinë Madhështore do të jetë edhe kryedemokrati Sali Berisha.

“Në ora 17:00, me prezencën e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, Partia Demokratike dhe ASHM shpalosin programin për Shqipërinë Madhështore 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar tek Pallati i Kongreseve, Tiranë”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Ditën e djeshme PD hapi fushatën elektorale në Sheshin Nënë Tereza në kryeqytet, ku i pranishëm krah Berishës ishte edhe amerikani Chris LaCivita.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?