Kryeopozitari rus Aleksei Navalny ka dalë nga spitali Charité në Berlin, 32 ditë pasi u trajtua nga mjekët, të cilët përmes një deklarate njoftuan se "gjendja e pacientit është përmirësuar"
Navalny u ndje keq teksa ishte duke udhëtuar me vion nga Siberia për në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.
Sipas mjekëve dhe autoriteteve gjermane ai ishte helmuar me një agjent nervor të grupit Novichok.
Bazuar në progresin dhe kushtet aktuale ", shpjeguan mjekët e spitalit të Berlinit," shërimi i tij i plotë është i mundur.
Ata u shprehën gjithashtu se "Megjithatë, është ende herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë".
Rusia ka hedhur poshtë çdo pretendimet se ajo është disi e përfshirë në helmimin e kryeopozitarit dhe ka refuzuar hapjen e hetimeve siç po kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare.
Ishte vetë Kancelarja gjermane Angela Merkel ajo që insistoi që Moska të "ndriçojë" ngjarjen kurse presidenti francez Macron e ka quajtur "vrasje në tentativë".
Lideri opozitar Navalny, është propozuar si kandidat për Çmimin Nobel për Paqen, nga profesorët e Universitetit Rutgers të Nju Xhersit.
“Duke luftuar për të drejtat e njeriut në vendin tonë, për të drejtat politike dhe ekonomike, për të drejtën e votës dhe për drejtësinë, Navalny po jep një kontribut në luftën globale për këto ideale që po përballen me kohë të vështira,” - deklaruan profesorët amerikanë.