Politikë

Pas heqjes së çadrave të lokaleve, radhën e kanë karriget! Rama: Bëni durim, do ketë kushte të reja

2 Shtator, 19:57| Përditesimi: 2 Shtator, 20:07

  • Share

Jo të paktë kanë qenë ata që kritikuan aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike me heqjen e çadrave të lokaleve, duke thënë se kanë mbetur karriget e këtyre bizneseve.

Por edhe për vendosjen e karrigeve nga ana e lokaleve, duket se qeveria e ka një strategji, dhe këtë e ka paralajmëruar vetë Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Kryeministri bën të ditur se shumë shpejt do të ketë rregulla të reja edhe për vendosjen e karrigeve të lokaleve në sheshe e zona publike.

Kështu, sipas Ramës, çdo karrige që vendoset nga lokalet në hapësirat publike, do të duhet që të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër.

Fondi i Gjelbër do të krijohet nga Qeveria e re e mandatit të katërt.

“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej muajit korrik në të gjithë vendin me porosi të Kryeministrit Edi Rama.

Strukturat metalike dhe çadrat e lokaleve, që kishin zaptuar territor publik, janë çmontuar anembanë vendit. Disa prej pronarëve të këtyre bizneseve kanë bërë heqje vullnetare të këtyre strukturave, ndërsa për ata që refuzuan apo hezituan, ndërhynë forcat e IMT.

Në disa raste, këto struktura pa leje të lokaleve ishin legalizuar. Të tilla situata, siç pati thënë Kryeministri Rama disa javë më parë, do të anulohet legalizimi ndërsa ata punonjës të Kadastrës që kanë kryer këto veprime do të ndiqen penalisht.

 

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korca paster: 03/09/2025 06:44

    Doni te shihni pangopsin e zaptusve te trotuareve: ne dalje te korces kur mer rrugen per Ersek djathtas esht njeri qe Jo vetem trotuarin e Ka zaptu por Ka dal dhe 1 mt ne rrug e filo ne shok nuk e shohin, ju lutem botojeni e verifikojeni, forza Ed Rama

    Përgjigju
  • tiranasi: 03/09/2025 05:45

    mos jep me leje per pallate o edi rama ..se e shkatarrove tiranen fare...

    Përgjigju
  • Kdks: 03/09/2025 04:08

    Hajde na pastro dhe oborret me fshese je që je.

    Përgjigju
    • xxxx: 03/09/2025 08:37

      mos ki merak se u vete taksa 0,2% dhe do e shesesh vete tek agjentet e pronave me rivleresim 5% brenda vitit

  • Laveri: 03/09/2025 03:36

    "Beni durim, do kete kushte te reja". Nje nga kushtet e reja do te jete qe te paguani "shtetin" qe te keni prap ato qe ju morem.

    Përgjigju
  • ylli: 03/09/2025 00:02

    KY PALLOSH I GJATE.,,.AS E FUT E AS E NXJERR...VETEM KORRUPSION DI TE BESH MOR ZAGAR....

    Përgjigju
  • Daku: 02/09/2025 21:43

    Hiqja qelbësirave, se kështu e do ky pis milet. Jepi dërmën se më shumë të votojnë

    Përgjigju
  • Titi: 02/09/2025 21:04

    Kushedi sa do shkoje cmimi kafes do pagujm dhe pemet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?