9 muaj hetime nga SPAK/ Arrestohet kreu i Kadastrës së Beratit, merrte rryshfet kundrejt dhënies së lejeve të legalizimit (FOTO+EMRI)

26 Janar 2021, 19:36| Përditesimi: 26 Janar 2021, 21:50

  • Share

BERAT- Pas 9 muajve hetimeve nga SPAK, është vënë në pranga kreu i Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj me akuzën e korrupsionit.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com bën me dije se Nelaj, i cili kishte vetëm 7 muaj në këtë detyrë, ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Më parë, Nelaj 8 vitesh ishte specialist dhe inspektor i ‘Aluiznit’. Operacioni për kapjen e tij është nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u, teksa vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Njoftimi i plotë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Aluizni", për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.  

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u. Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar "Aluizni", në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit. Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Ora 19:46
Del fotoja/ Ky është drejtori i Kadastrës së Beratit që u arrestua, merrte para për të dhënë leje legalizimesh

1611687019_1611686620ERVINNELAJ.jpg

Ky është Ervin Nelaj, drejtori i Kadastrës së Beratit, i arrestuar ditën e sotme. Ai u vu në pranga pasi akuzohet për korrupsion, se ka marrë shuma parash për dhënien e lejeve të legalizimeve. Ai kishte marrë këtë detyrë prej 7 muajsh, teksa prej 8 vitesh ishte specialist dhe inspektor i ‘Aluiznit’.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jakup: 27/01/2021 23:41

    Pse duhet me plane se sben Si ne monizem kaq % femra ,%meshkuj Te zgjidhen kush punon per popullin Ndoshra dhe me shume femra. Se po u zgjodhen me perqindje. Zgjidhen kukullat

    Përgjigju
  • Iris: 27/01/2021 01:50

    Ne 7 muaj dhe paska bere kerdine,po ne 8 vjet ne postin tjeter sa para ka bere ?!

    Përgjigju
    • Taulant: 28/01/2021 07:53

      Po per aferat ne postin tjeter eshte hetuar dhe prangosur, kur ka qene te Aluizni. Ndaj kane nisur hetimet 9 muaj me heret.

  • Cudi: 26/01/2021 23:57

    Te jete ky peshku i madh?? Hahahahaha

    Përgjigju
  • Redi: 26/01/2021 23:14

    9 muaj hetim, sot arrestim, dhe akoma vazhdoka puna per dokumentim ligjor???? Te keqen e policise qe sdi nga lidhet gomari! Do ishte mire te hetonin edhe procesin e emerimit nga inspektor ne drejtor te ketij botit. Apo e kane pas vendos ne mbledhje partie.

    Përgjigju
  • Ervinbushi nga topoja: 26/01/2021 22:39

    Ore shikoni ate te Fierit....eshte kampion....ky i Beratit,eshte çerr perpara ketij drejtorit te Fierit...hahaha

    Përgjigju
  • Aristoteli: 26/01/2021 22:25

    Nuk i gezon njeri leket e tjetrit o budalla do te semuren femijet te zen hakat e popullit o budalla.

    Përgjigju
  • Qytetar i Tiranes: 26/01/2021 22:11

    Me thene te verteten para 1 viti bleva nje apartament ne Tirane me hipoteke, pagova nje tarife tek noteri 7,500 Lek (60 Euro) per sherbimin ne hipoteke dhe pas 2-3 javesh ai me telefonoi qe certifikata ne emrin tim ishte gati. As ia pashe deren hipotekes dhe as u zvarrita me muaj pas, shkurt e shpejt dhe thashe shyqyr qe ia arritem dites pas eksperiencave qe kishim degjuar nga te tjeret. Gjithesesi kush shperdoron detyren per pervetesime personale e meriton burgun padyshim. Bravo atyre qe raportojne keto raste korrupsioni prane organeve te drejtesise.

    Përgjigju
    • sapa: 27/01/2021 19:02

      Mos ke pa noj enderr gjermone o Qytetar i Tirones?

  • Vlora: 26/01/2021 21:18

    Habitem si nuk i bënë përshtypje Artan lames, duhet të jepte dorëheqjen qysh në 6mujorin e parë, të gjitha kadastrat njësoj janë marrin ryshfet.. Në qytetin tim leket nuk e pin ujë o ndahet prona për gjysmë ose ndërrim me hyrje.

    Përgjigju
  • Erjon: 26/01/2021 20:54

    Ata Jan te gjithe te korruptuar qe tek kelyshi me i vogel Jan rrjet vetem lek kerkojn per te dhene dokumentat qe me ligj na takojn ata po na rrjepin.

    Përgjigju
  • sapa: 26/01/2021 20:39

    Behen 9 muaj hetime dhe e dini se cfare ndodh? ajo qe ndodh gjithmone ne vendin e cudirave shqiperi:pas disa ditesh lihet i lire ne arrest shtepie!Dhe pastaj cfare meson qytetari shqiptar nga kjo gje?:qe cfaredo qe te besh ne kete vend del jashte!

    Përgjigju
  • Dikushi: 26/01/2021 20:19

    Po esht e vertet, hipoteka e apartamentit qe une bleva ne 1 pallat ne Berat ishte gati , vetem firmen e kti maskaraj donte qe un ta merja, por me solli verdall per 2 muaj dhe i dhash 50 euro per firmen qe holli, se nuk e idhte ndryshe , shum Mir ja ben qenit , ne burg te vej dhe te kapi sapune ne vend te firmave

    Përgjigju
    • Lala: 27/01/2021 07:21

      Do ta ket marr noi cerr 50 euro ty se kete su hy ne sy po ishte 3000 euro e siper

  • Njoni: 26/01/2021 20:10

    Hajde lajm hajde, po pse cfarë ka për tu habit këtu, ky nuk është rasti i parë që ndodh te kadastra. Në të gjitha qytetet krerët e kadastrave janë për tu vra me bukë në gojë, të gjith marin lekë se ndryshe nuk të japin letrat . Në Shqipëri fillon korrupsioni që në grupin e parë në kopësht deri sa arrin më sferat më të larta të shoqërisë.

    Përgjigju
    • Tjetri: 26/01/2021 21:51

      Hahahahahahaahaha mos vdeksh kurr

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?