Kronikë

Pas hetimit për pastrim të parave të Cosa Nostra-s, SPAK nis hetimin pasuror për Rezart Taçin! Italianët në kërkim të shqiptarit, kontrolle në Milano ku dyshohet se fshihet

15 Nëntor 2021, 11:52| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 15:40

  • Share

Pas hetimeve nga antimafia italiane e SPAK për pastrim parash, ndaj biznesmenit Rezart Taçi SPAK nis edhe verifikimin e pasurisë në Shqipëri. Ndërkohë për llogari të SPAK policia italiane ka bërë kontrolle në Romë e Milano ku dyshohet se qëndron biznesmeni Rezart Taçi.

Në përgjimin e datës 6 tetor 2021 Taçi i thotë Francesco Zummo se paratë ja garantonte me asetete e tij dhe te mos kish merak pas hapjes se llogarisë më 18 qershor në Mal të Zi e në  Tiranë. Transaksionin e kalimit nga llogaria e Zummo-s tek e taçit do ta bënte Fabio Petruzella, pasi kishte prokurë nga Zummo për paratë, por banka në Shqipëri nuk bëri veprimet .

Ai ka ardhur tre herë në Shqipërisë pas 18 qershor dhe kishte prokurore nga Zummo. Por banka i kishte sekuestruar lekët për llogari të SPAK dhe s'ja ka pranuar veprimin duke i gënjyer. Njëherë s'kanë ardhur lekët njëherë, s'je ti persini njëherë prokuroria s'është e rregullt.

Dosja e prokurorisë mbi planin e pastrimit përmes Shqipërisë të 18.399.996 eurove, të cilat dyshohet se i përkasin Cosa Nostras, Report TV e ka siguruar dhe ka publikuar detaje shumw tw forta. Protagonist i kësaj dosjeje është Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash” dhe sot i shpallur në kërkim. Ish-biznesmeni shqiptar i naftës, sipas dosjes, jo vetëm vuri në dispozicion njohjet e tij në Mal të Zi dhe në Shqipëri për të lejuar transferimin e shumës nga parajsat fiskale deri në Singapor, por u bë personalisht garant me pasurinë e tij, nëse ato mbi 18 milionë euro do të humbnin.

Prapaskenat e bujshme zbulohen në faqet e dosjes, ku prokuroria e Palermos tregon që Rezart Taçi ka folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra. Francesco Zummo, edhe ky i arrestuar tashmë, ka qenë një nga ndërtuesit më të mëdhenj të Palermos dhe krahu i djathtë i Vito Cianciminos, ish-kryebashkiak i kryeqendrës siçiliane, i konsideruar si arkëtari i Mafias. 

Më 5 gusht 2021 SPAK informoi prokurorinë e Palermos nga ku u arrit më pas në arrestimet e pak ditëve më parë: ajo e Palermos bëri arrestimin e tre italianëve, ndërsa SPAK atë të dy shqiptarëve. I vetmi që nuk ka përfunduar ende në burg është pikërisht Rezart Taçi, i shpallur në kërkim e që prej vitesh nuk jeton më në Shqipëri.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paul: 15/11/2021 14:40

    Lidheni qenin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?