Loredana dhe Karim Adayemi

VIP & Spektakël

Pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve, Loredana ngushëllon partnerin e saj

2 Qershor 2024, 15:27| Përditesimi: 2 Qershor 2024, 15:32

  • Share

Reperja shqiptare Loredana, së fundmi ka shprehur mbështetjen e saj për partnerin, futbollistin Karim Adayemi pas humbjes së tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Me anë të një postimi në Insta Story Loredana shkruan:

“Edhe nëse jeni në fund, ne do të qëndrojmë pranë jush dhe do të këndojmë”, duke dëshmuar përkrahjen e vazhdueshme ndaj partnerit dhe karrierës së tij.

Skuadra e Dortmundit pësoi një disfatë 2-0 kundër kampionëve në fuqi, Real Madridit, një ndeshje e cila tërhoqi vëmendjen e fansave të futbollit nga e gjithë bota.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?