Në Partinë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, përveç debate dhe ‘luftës së brendshme’, po vihet re edhe fenomeni i largime nga persona që nuk e gjejnë më vetën pjesë të kësaj force politike.
Pas humbjes së 25 prillit vijojnë ikjet nga PD, kreu i grup seksionit 7 në Tiranë dhe ish-kandidati për deputet: Nuk e gjej më veten në këtë parti. Së fundmi ka njoftuar largimin edhe drejtuesi i grup-seksionit nr. 7 në Tiranë , Albano Stolaj, pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dega 5 dhe kryetar i grup-seksionit numër 7.
“S’do jem më pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, dega numër 5. Se sa demokrat jam s’kam nevojë të flas për veten time. Si kryetar seksioni falënderoj të gjithë votuesit e Partisë Demokratike e gjithë strukturat e grup-seksionit 7 për besimin e punën që kemi bërë, këto 8 vite opozitë. Si sekretar i çështjeve zgjedhore dhe i aksionit opozitarë, falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ishte ai që me donte në këtë post. Por z. Basha nuk e dinte që në këtë degë postet janë sa për numër dhe se për të gjitha vendos vetëm njëri. Prandaj s’kam kë falënderoj tjetër se postin e kisha sa për ta pasur, por nuk funksionojë asnjëherë,”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
Një tjetër largim i rëndësishëm është edhe ai i anëtarit të FRPD, Ares Ypi. Ai ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e strukturave të FRPD dhe PD.
“Të dashur miq, dashamirës, bashkëpunëtorë dhe demokratë. Duke filluar nga sot nuk do të jem më pjesë e strukturave të PD dhe FRPD. Nuk ishte një vendim i lehtë pasi jam lindur e rritur nën frymën e Partisë Demokratike, por pas kaq vitesh kontribut edhe përkrahje unë nuk e gjej më veten te kjo frocë politike, përpos këtij fakti me këtë gjest unë mbaj përgjegjësitë e mia si anëtarë i kryesisë së FRPD për humbjen e PD në zgjedhje. Ka ardhur koha edhe për mua si i ri, që të shoh angazhimet e mia personale. Miqve të mi në atë parti i ruoj çdo të mirë e çdo sukses pasi e vetmja pasuri që kam përfituar nga PD është njohja me miq të mrekullueshëm. Gjithmonë në zemrën time”, shkruan Ares Ypi në postimin e tij.
Albano Stolaj me Sali Berishën