Muralja e Vaçe Zelës

Pas Kadaresë, artisti argjentinas përjetëson edhe Vaçe Zelën në një murale në kryeqytet

5 Shtator, 08:01
  • Share

Jo vetëm me këngët e saj, por tani këngëtarja ikonë e skenës shqiptare, Vaçe Zela do të jetë e përjetësuar edhe si një portret në një murale në kryeqytet.

Ashtu si muralja e Kadaresë apo e legjendës së futbollit Lionel Messi edhe portreti i Vaçe Zelës është realizuar nga piktori argjentinas me famë ndërkombëtare Maximiliano Bagnasco.

Muralja e artistes ndodhet pranë ambienteve të RTSH.

Ky është edicioni i gjashtë i ‘Mural Fest’ në Tiranë, ndërsa prej 4 vitesh kurohet nga piktori Helidon Haliti. Këtë vit tematika është ‘inteligjenca artificiale’, ndërsa pjesë e projektit janë 14 murale, teksa 80% e artistëve janë vajza.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?