Pas kartolinës, përplasjet mes Bazajt dhe Ibrahimit shkojnë tek nafta: Pse anulohet tenderi i automjeteve për anëtarë e KLP-s? (VIDEO)

2 Shkurt 2020, 14:57| Përditesimi: 2 Shkurt 2020, 15:30

  • Share

Kur ka kaluar një vit nga krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka nisur dhe përplasjet e para mes anëtarëve dhe kreut të KLP, z.Genti Ibrahimi. Në media u publikua shkresa zyrtare ku anëtari i KLP-s Tartar Bazaj kërkonte llogari Ibrahimit se ku ndodheshin kartolinat që i ishin dërguar atij për festat e fundvitit.

Por me sa duket ajo shkresë nuk është e vetme!

Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv rezulton se Bazaj ka përpiluar një tjetër ankesë ndaj Ibrahimit duke e paralajmëruar edhe se do ti drejtohet gjykatës dhe ndërkombëtarëve. Sipas kreut të komisionit të mbrojtjes së prokurorëve një ndër shqetësimet e tij është edhe mos plotësimi i këtij komisioni me staf.

Ndër të tjerat Baze pyet edhe përse anulohet për më shumë se një viti tenderi për pajisjen me automjete të anëtarëve të KLP-s si dhe përse atij tollonat e karburantit i jepen pjesë pjesë nga 10 litra dhe jo 150 litra siç është vendosur.

KLP është institucioni nga i cili u përzgjodhën një sërë drejtuesish të lartë si kreu i prokurorisë së përgjithshme, kreu i SPAK si dhe kontrollon emëron dhe penalizon prokurorë, por kjo përplasje ka nxjerrë në pah një anë tjetër të KLP-s e cila është padukshme por tregues i seriozitetit të një intstitucioni publik.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tartari: 03/02/2020 14:13

    Shqiperia eshte ne pike te hallit, shyqyr qe kemi te tille burra shteti qe na e bejne diten te kendshme dhe na e mbushin me humor. Ju lutem nje kopje dergojani z. Lu ne Kazakistan, mos i mbetet merak fryti i punes se tij

    Përgjigju
  • Vasili: 03/02/2020 13:26

    Tartar Bazaj eshte bos dhe me hotel ne mes te Ksamilit,do kete ndonje kunje me Gentin prandaj gjoja i plasi per tollonat.

    Përgjigju
  • duka: 03/02/2020 11:57

    nje kolere o Zot, o plera qe doni dhe luks !!!

    Përgjigju
  • Dritani: 03/02/2020 11:27

    Tartari tall b... me Gentin.

    Përgjigju
  • xxx: 03/02/2020 10:46

    ajde prokuror de vilfor kartolinat karburanti shetitjet me makinat e shtetit

    Përgjigju
  • Turi: 02/02/2020 19:15

    Ore po ndonje kostum e kollare a ka ne norme ky Tartar gomari se mos i japin vetem kollaren se me aq shkolla te larta sa ka ky skamca induhet shkolla mesme

    Përgjigju
  • Gazi: 02/02/2020 18:17

    Mire Tartari qenkerka idiot, po prokuroria SPAK ca ben me dosjen e Tartarit ??? Se mos eshte demtuar prokurori si ne rastin Shullazi !!!

    Përgjigju
  • lavdosh: 02/02/2020 17:08

    Niveli medioker i nje anetari te nje institucioni qe duhet te jete shembull. Nuk e di se cfare edukimi ka ky zoteria, por me duket shume i dobet dhe pa karakter. Nga niveli i diskutimit kam pershtypjen se edhe zoti Ibrahimi nuk eshte ndonje personalitet deri sa gjerat te tilla behen objekt diskutimi

    Përgjigju
  • Ben: 02/02/2020 16:26

    Tartari qenka ne KLP?Eshte idiot complet,nuk ka as shkollen e mesme,por paska mbaru te larten.Si ka mundesi?

    Përgjigju
    • dada: 02/02/2020 18:20

      O zot cfare niveli arsimore idiot ne themel ku te jap direkt doreheqje me kete leter. turp turp ma une inteligjencen time

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?