Superliga rikthehet të premten me javën e dytë që nis me sfidën Dinamo-Laçi në orën 19:45 në Elbasan Arena. Nëndetësja u rikthye në elitë me fitore dhe kundër kurbinasve kërkon vazhdimësi për një objektiv të shpallir si titulli kampion.
Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos: “Laçi është një nga kundërshtarët më të vështirë jo vetëm për ne, por për të gjithë ekipet e Superligës. Laçi është bërë një ekip që di çfarë kërkon dhe çdo kampionat merr atë që do. Për këto arsye meriton rrespekt, por unë jam i bindur të skuadra ime që do të bëjë më të mirën dhe do t’ia dalë me sukses.”
Ndërkohë të dielën, po në stadiumin Elbasan Arena, Kastrioti do të sfidojë në transfertë Kukësin. Krutanët e nisën sezonin me një humbje kundër Dinamos dhe në vazhdim kërkojnë vetëm pikë pavarësisht se janë koshient për kualitetet e kundërshtarit.
Ramadan Ndreu, trajner i Kastriotit: “Kukësi është një skuadër shumë e mirë, që kërkon një vlerësim maksimal nga ana jonë. Ajo që kërkoi nga lojtarët e mi është që gjithmonë të luajnë pozitivisht. Padiskutim që fitorja është ajo që vlen, por nëse krijon lojë rezultati pozitiv është rrugës.”
Sdidat e tjera të javës së dytë të Superligës janë Skënderbeu-Partizani, Vllaznia-Teuta dhe Tirana-Egnatia.