SPAK

Kronikë

Pas Kavajës, SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese

18 Maj, 19:51| Përditesimi: 19 Maj, 09:23

  • Share

Në vijim të hetimeve të SPAK për krime zgjedhore, me vendim të GJKKO janë kryer kontrolle personale dhe sekuestrim celularësh gjatë të dielës në Belsh dhe Elbasan. Kontrollet janë kryer me kërkesë të dy prokurorëve për Elbasanin Ols Dado dhe Ened Nakuci.

Kontrollet janë kryer edhe me mbështetjen e Policisë së Qarkut.

Bëhet fjalë për ekzekutimin e një vendimi penale të marë nga Gjykata e Posacame, kontrollet janë kryer në ambjentet e një biznesi privat, në një lokal dhe në tre banesa.

Deri në këtë fazë kontrollet janë duke u kryer dhe ende nuk dihet se kush janë personat që po targetohet nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Hetimi ndaj këtij rasti ka nisur disa ditë para zhvillimit të procesit të zgjedhjeve të 11 Majit, ndërsa kontrollet po kryhen 7 ditë pasi procesi i votimit dhe numërimit është mbyllur në këtë qark, ku fituese me 10 mandate deputeti doli Partia Socialiste.

Mësohet se hetimi i SPAK është përqëndruar në akuzën e “Korrupsionit zgjedhor”, ndërsa gjatë ditës së sotme janë sekuestruar aparate telefonike, paisje DVR dhe material të ndryshme.

Ky është operacioni i parë që SPAK, ndërhyn në qytetin e Elbasanit, megjithëse gjatë fushatësh elektorale dhe ditës së zgjedhjeve të 11 Majit, Task-Forca e SPAK nuk shënoi në këtë qark asnjë rast të korrupsionit dhe manipulimit të vullnetit të zgjedhësve.

H.K/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?