Kejsi Tola u tërhoq nga gara pak orë pas publikimit të listës së pjesëmarrësve të "Festivalit të Këngës".
Pas saj është tërhequr edhe një tjetër këngëtare. Bëhet fjalë për Samanta Karavellën, e cila do të konkurronte me këngën "N'Majë".
Samanta Karavella, nuk ka dhënë arsyet e këtij vendimi të papritur që pasoi atë të Kejsi Tolës një ditë më parë. Po ashtu, nuk dihet nëse arsyet janë personale apo të dyja këngëtaret janë tërhequr për të njëjtën arsye.
Komento