Tonin Marinaj

Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ

4 Korrik, 14:30| Përditesimi: 4 Korrik, 14:40

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje pas kërkesës së Partisë Demokratike për verifikimin e kryebashkiakut socialist në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj.

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në të cilën thotë se KQZ si organi i vetëm që administron formularin e vetëdeklarimit duhet t’i kërkojë që të verifikojë një subjekt të caktuar të zgjedhur.

“Në referencë të nenin 8, pikat 1 e 4, të ligji nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", si dhe Kreun III, pika 3 shkronja "c", dhe Kreut V, pika 4, të Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë "Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", kryerja e verifikimit të të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme kërkohet nga organi përgjegjës për administrimin e formularit të vetëdeklarimit që është i ngarkuar për marrjen e kërkesës për verifikim, sipas këtij ligji, në çdo rast nëse kërkohet nga një prej subjekteve që gëzojnë të drejtën e nismës për verifikimin e të dhënave, sipas nenit 7, të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", thuhet në kërkesë.

15 deputetë të opozitës kërkuan verifikimin e Marinajt, pasi sipas tyre ai ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit kur ka kandididuar në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Në kërkesën e Partisë Demokratike thuhej se Marinaj është në kushte kur nuk mund të ushtrojë detyrën si kryebashkiak, pasi ka qenë në hetim nga Prokuroria e Antimafias Italiane për drejtimin e një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Vetë Marinaj, ka mohuar akuzat e Partisë demokratike duke thënë se është një skenar  i dobët i frymëzuar nga ata që rrinë pas dritares, duke iu referuar kryetarit të PD Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Ky është mandati i tretë i Tonin Marinajt në krye të bashkisë së Malësisë së Madhe.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?