Pas kerkesës për divorc, a është Monika Kryemadhi ende anëtare e PL? Ilir Meta: Nëse punon për 5 prioritetet tona, pse jo

28 Qershor, 17:55| Përditesimi: 28 Qershor, 19:23

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sot në një konferencë për mediat u pyet nga gazetarët nëse Monika Kryemadhi ishte ende anëtare për PL, pas kërkesës së tij për divorc.

Meta tha se PL është një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zoti Meta ju kërkoj ndjesë, po më duhet të kthehem pas në një çështje që ka ende interes publik, përsa kohë nuk kemi pasur mundësi nuk kemi pasur mundësi të ju pyesim. Zonja Kryemadhi pas kërkesës suaj për divorc, a është më anëtare e Partisë së Lirisë, apo pamundësia për të jetuar nën një çati, e ka bërë të pamundur dhe jetesën në një seli?

Përgjigje: Ne jemi një parti europiane, dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL., që respekton statusin e saj, që punon për 5 prioritet e saj, është në Partinë e Lirisë. Dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në Partinë e Lirisë, por ti bashkohet PL, si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model ekonomik, që shkatërron shtresën e mesme. Që varfëron shqiptarët e thjeshtë, dhe pasqyron vetëm një klientelë rreth Edi Ramës.

Pyetje: Si e ndihmon fuqizimin e PL. fjalia juaj, apo theksimi juaj, se teksa po ju hetohet pasuria bashkëshortore, ju theksoni fort se për paratë nuk keni asnjë përgjegjësi, dhe zonja Kryemadhi në mirëbesim ka menaxhuar paratë, apo gjithçka tjetër në familjen tuaj. Si e ndihmon kauzën tuaj, forcimin tuaj, kjo deklaratë e juaja? Faleminderit.

Përgjigje: Ka një lloj kakofonie në pyetjen tuaj. Duket se qëndrimet e mia kanë qenë dhe janë të qarta. Unë mbaj përgjegjësi për çdo veprim që unë kam kryer, por nuk mbaj asnjë përgjegjësi, për çdo veprim që kushdo ka kryer, apo do të kryej në të ardhmen.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ik depilohu: 28/06/2024 18:09

    Ti e ndan ruan për politikë, tani thua raporte personale. Spiun greku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?