Kronikë

Pas Këshillit të Europës, OSBE-ja dërgon paketën anti-shpifje në 'Venecia': Duhet të bëhen përmirësime të tjera

3 Shkurt 2020, 14:18| Përditesimi: 3 Shkurt 2020, 14:23

  • Share

Pas Këshillit të Europës, tashmë është OSBE-ja që ka dërguar paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias për opinion. Përfaqësuesi i OSBE-së për liri të mediave, Harlem Désir ka njoftuar në një postim në faqen e tij në Twitter se paketa është dërguar në Venecia.

"Dërgova në Komisionin e Venecias projektligjet për Median Audiovizuale dhe Komunikimet Elektronike, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri të Parlamentit" shkruan ai.

Ndërkohë që socialistët në seancën e javës së kaluar, të enjten vendosën që të shtyjë shprehjen për dekretin e Presidentit për ndryshimet në ligjin për Median Audiovizuale, pra pjesë e paketës anti-shpifje, ndërsa përsa i përket dekretit për Komunikimet Elektronike (AKEP-i) që ktheu presidenti u rrëzua. Tashmë pritet fjalë e Komisionit të Venecias.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?