Foto ilustruese

Politikë
Top 24

Pas KLGJ bllokohet edhe KLP, asnjë aplikim nga prokurorët e rretheve për vendet bosh

1 Tetor 2018, 11:33| Përditesimi: 1 Tetor 2018, 11:37

  • Share

Pas ngërçit me Këshillin e Lartë Gjyqësor, që ende nuk është formuar për shkak të mungesës së gjyqtarit të Apelit në Rrethe, është bllokuar edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Prej një jave, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë thirrje që prokurorët e Apeleve të kandidojnë për të zëvendësuar 3 vende bosh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se vendet bosh në KLP, u krijuan për shkak të moskalimit të Vetting-ut nga 3 prokurorët, Besa Nikhasani, Bujar Hoti dhe Luan Kaloçi.

Nga 4 prokurorë që garuan për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, vettingun e kaloi vetëm prokurori Arben Dollapaj. 3 prokurorët që ngelën në Vetting, krijuan kështu ngërçin e KLP.

Burime për Report Tv, nga prokuroria e Përgjithshme, bëjnë me dije se një javë pas shpalljes së vendeve bosh nuk ka ende asnjë aplikim. Gara u rihap më 24 shtator 2018. Moskrijimi i KLGJ dhe KLP pamundëson funksionimin e organeve të reja të drejtësisë.

Komento

Komente

  • tani: 01/10/2018 15:29

    Do vine prokuror special nga USA, atehere fillon shker

    Përgjigju
  • Erik: 01/10/2018 14:27

    Jane te gjithe ose te perlyer ne korrupsion ose bythepambuke, nuk ua mban. Por besoj se nuk ka te paperlyer ne kete punen e drejtesise, perjashtimet duhet te jene shume te pakta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?