Sport

Pas Kombëtares së madhe shkëlqen edhe U-21, Sllovenia dorëzohet pa kushte në “Elbasan Arena”

11 Tetor 2021, 20:42| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 20:44

  • Share

Muaji tetor duket shumë pozitiv për futbollin shqiptar. Pas kombëtares së madhe sot ekipi shpresa ose siç njihet ndryshe ka marrë një fitore 2-0 tejet të rëndësishme për eliminatoret e Europianit kundër Sllovenisë.

Në Elbasan Arena dy golat e fitores u realizuan në pjesën e dytë nga Kartica dhe Dobra, ndërsa miqtë humbën një penallti në minutat e fundit, që gjithsesi do vlente sa për statistikë.

Me këtë fitore kuqezinjtë ngjitën në vendin e dytë me 9 pikë pas katër ndeshjesh, duke rritur shpresat për një kualifikim të mundshëm.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?