Pas komplikacioneve nga COVID-in u dërgua në Turqi, deputeti Roshi fiton betejën me koronavirusin

19 Gusht 2020, 22:15| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 22:20

  • Share

TIRANË- Deputeti Enver Roshi ka fituar betejën me COVID-in! Ka qenë ai vetë që ka dhënë lajmin nga Turqia, ku kishte shkuar për një kurim më të specializuar, teksa ka falenderuar të gjithë për mbështetjen.

“Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qënia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”, shprehet Roshi.

Enver Roshi u infektua me COVID-19 më 28 korrik dhe disa ditë më pas ai u shtrua në spitalin COVID 2 "Shfeqet Ndroqi" pas problemeve që i shkaktoi virusi, ku po trajtohej me oksigjen. Në fund të korrikut, u dërgua në Turqi pasi kishte komplikacione me mushkëritë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Orioni: 19/08/2020 22:53

    Pse nuk kka sherbim te specializuar ne Shqiperi?!!!! Po t'i icojne te gjithe andej te kurohen e jo vetem deputetet!!!

    Përgjigju
  • Cncncj: 19/08/2020 22:43

    Me kursimet e rroges dhe ky.

    Përgjigju
    • Iana: 20/08/2020 21:17

      Cdo njeri per jeten e vete do i gjente diku ato para per te shpetuar, pastaj jeta e nje personi me medje te shendoshe dhe qe jep per popullin, sigurish qe vlen me shume, te shkuara dhe jete te lumtur per Prf Roshin

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?