Kronikë

Pas konfliktit me burrin, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës në Tiranë! Arrestohet 52-vjeçari

31 Dhjetor 2024, 12:40| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 14:41

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar një 52-vjeçar pasi ditën e djeshme është konfliktuar me bashkëshorten e tij për  motive të dobëta.

Pas sherrit, gruaja 43 vjeçe është hedhur nga ballkoni shtëpisë dhe për pasojë është dëmtuar. Ajo u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“U arrestua L. N., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen Xh. N., 43 vjeçe, e cila pas konfliktit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?