Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren

Pas kritikave të shumta/ Dërgohet për rimodelim shtatorja e Adem Jasharit në Prizren

30 Nëntor 2020, 16:30| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 18:29

  • Share

Pas kritikave të shumta dhe debateve është marrë vendimi që shtatorja e Adem Jasharit e vendosur në Prizren më 28 nëntor të rimodelohet.

Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga menaxheri i “Abi Çarshia”, pranë së cilit kompleks është vendosur kjo shtatore.

“Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra. Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet.

Ky është vendim i përbashkët me skulptorin e kësaj vepre. Nuk dihet se për sa kohë do të përfundojë rimodelimi”, ka nënvizuar ai.

Shtatorja e Adem Jasharit, e përuruar të shtunën në ambientet e qendrës tregtare “Abi Çarshia” në Prizren dhe statuja e Skënderbeut po në këtë qytet janë kritikuar nga shumë qytetarë dhe ekspertë të fushës. Madje është kërkuar edhe heqja e tyre.

Pedagogu dhe skulptori, Ilir Muharremi, është shprehur në një Intervistë për Report Tv se skulptura e heroit tonë kombëtar Skënderbeu dhe e Adem Jasharit duhen hequr dhe ribërë nga e para.

Ende nuk ka një vendim se çdo të bëhet me shtatoren e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 01/12/2020 03:35

    skulptori (piktori) mjerim Heroi I Kombit nje perpunim amatoresh turp!

    Përgjigju
  • Tirona: 30/11/2020 16:53

    Shtatorja e Skenderbeut nuk duhet te ribehet nga e para ,te qendroje ashtu sic eshte se simbolizon udheheqesin ne Balle te luftes ne fushen e betejes.....

    Përgjigju
    • Tirona: 30/11/2020 17:02

      Ndersa ajo e Adem Jasharit duhet te rindertohet nga e para se duket si Kaubojsat e " Perendimit te Larget" vetem kapelja i mungon duke u bo gati per duel me Kaubojsin tjeter.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?