Kronikë
Top 24

Pas kurimit në Turqi, kthehet në Tiranë efektivja Ina Nuka: S'kam ndërmend të tërhiqem nga policia (VIDEO)

21 Dhjetor 2018, 22:10| Përditesimi: 22 Dhjetor 2018, 21:45

  • Share

TIRANE - Ina Nuka, efektivja e repartit të "Shqiponjave" që mbeti e plagosur në protestën e banorëve të "Astirit" përpara Kuvendit në 22 nëntor (Lexo këtu), pas kurimit në Turqi ka mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Ina duket në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa e prisnin në aeroport familjarë dhe të afërm. Fjalët e para të Inës përpara mediave ishin se ajo tashmë ndjehet mirë dhe nuk do tërhiqet nga policia pasi kjo ka qenë ëndrra e saj për të cilën ka sakrifikuar jo pak.

Sipas mjekëve atje gjithçka ka kaluar me sukses. Të tërhiqem nga policia? Kjo është e pamundur. Unë jam privuar nga shumë gjëra të tjera për të qenë në polici. Kjo s'më pengon aspak, madje më jep më shumë forcë.

Ina Nuka, efektive e Shqiponjave

Ina flet edhe për vështirësitë që kaloi pas dëmtimit të rëndë në dy gishta gjatë protestës ku 17-vjeçari Daniel Drobaj, banor i "Unazës së Re" hodhi një kapsollë në drejtim të saj. "Nuk është e lehtë sepse ishte dëmtim i madh dhe dhimbjet ishin të pallogaritshme. I falenderoj të gjithë, kryeministrin e vendit, mjekët turq, drejtorin e përgjithshëm, ministrin e Brendshëm, këdo që bëri të mundur që të jem këtu ku jam apo edhe atje ku vazhdova kurimin", tha Nuka.

Ina Nuka u shtrua fillimisht në spitalin e Traumës në kryeqytet ku pasditen e 22 nëntorit iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Por me mbështetjen e kryeministrit, Ina u nis drejt Ankarasë, në një spital të specializuar ku u bë i mundur rekuperimi i dy gishtërinjve të dëmtuar rëndë nga kapsolla e hedhur nga i riu gjatë tre ndërhyrjeve kirurgjikale në këtë spital.   

Komento

Komente

  • ela: 24/12/2018 09:36

    Me ke shqetesuar shume vajze. Kam qene shume e hidheruar per ty. U demtove ne detyre. Zoti te paska dashur shume, jo vetem te gjithe ne, qe luteshim per ty. Te shkuara, festa te gezuara, suksese te metejeshme ne pune e jete! Kur te kthehesh ne detyre, mos harro se do kesh mbi supe peshen e te qenit shembull per gjithe brezin tend dhe jo vetem. Me lejo te te keshilloj te tregohesh e kujdeseshme per ta mbajtur me dinjitet gjithshka ke fituar me sakrificen tende me te madhe per detyren. Me dashuri nje qytetare.

    Përgjigju
  • Toni: 22/12/2018 12:17

    Bravo per kurajen dhe pasionin per punen. Veç te mira paç.

    Përgjigju
  • hallall: 22/12/2018 10:05

    te shkuara

    Përgjigju
  • Erik: 21/12/2018 22:59

    Te shkuara, te uroj rekuperim te plote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?