Vajza e kompozitorit Shpëtim Saraçi dhe këngëtares Mira Konçi, Era, nga SHBA ka folur për herë të parë pas divorcit të prindërve të saj. Era foli për planet familjare për fundvit, dhe tha se po planifikojnë që të mblidhet e gjithë familja bashkë.
‘Po do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë’, tha Era në emisionin ‘Ftesë në 5’.
Kjo deklaratë e saj vjen pas lajmit të bujshëm të ndarjes së prindërve të saj, Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, që siç duket ruajnë marrëdhenië të mira ndërmjet njëri-tjetrit.
Përmes një lidhje Skype ajo zbuloi më shumë nga jeta e saj në SHBA, aty ku jeton prej disa vitesh.
Era pohoi se për momentin është e punësuar në një kompani teknologjike, ndërsa po mendon seriozisht për t’u angazhuar edhe në muzikë.
“Kam menduar disa bashkëpunime me artistë të njohur shqiptarë, por s’ dua të zbuloj më shumë pa u realizuar”, tregoi ajo.
O te lodhur po ju prdhunojne femijet
PërgjigjuShum rrespekt per z.Shpetim Saraci.
PërgjigjuMbaresi Gocës,kujdesu qe mos te behesh anorexe..
Përgjigju