Në vizitën e tij të parë në Tiranë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk ngurroi të shprehë mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi. Për këtë arsye, sekretari i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend, për t'i inkurajuar dhe treguar mbështetjen në punën që bëjnë.
Pas largimit nga Shqipëria, Blinken ka ndarë foto nga takimi i zhvilluar me përfaqësuesit e drejtësisë, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh, duke theksuar se reforma në drejtësia është thelbësore për vendin tonë, si edhe rrugëtimin europian që kemi nisur. Një përgëzim ka për luftën ndaj korrupsionit.
“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkruan Blinken.
Edhe ambasada amerikane përmes një postimi në facebook përcolli dhe mesazhin dhe mbështetjen që sekretari Bliken i ka dhënë kreut të SPAK Altin Dumanit dhe drejtuesve të tjerë.
"Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë"
Në takimin që u zhvillua dje te Piramida në Tiranë morën pjesë kreu i SPAK Altin Dumani, kryetarja e gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, si edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani.
Blinken zhvilloi dje, 15 shkurt 2024, një vizitë në Tiranë, ku mesazhet më të rëndësishme i përqendroi te reforma në drejtësi kur tha se ajo po jep rezultatet dhe kështu duhet të vazhdojë, ndërsa vlerësoi rolin ndërkombëtar të Shqipërisë si një aleat i çmuar global i SHBA-ve. Në konferencën për shtyp në Kryeministri, Blinken e Rama evidentuan se sa i rëndësishëm është bashkimi për paqen, ndërsa për Prishtinën e Beogradin thanë se dialogu është e vetmja rrugë.
Blinken në takim me Metanin, Dumanin, Zaçajn dhe Sadushin
Ambasada amerikane zbardh mesazhin që sekretari amerikan i Shtetit Blinken u ka përcjellë krerëve të drejtësisë së re gjatë takimit që u mbajt dje tek Piramida.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje. Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka reaguar pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Zaçaj thotë se Blinken rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës.
‘Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, zonja Holta Zaçaj, ishte e pranishme në takimin që Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Bliken zhvilloi me krerët më të lartë të institucioneve të drejtësisë në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë takimit, z. Blinken, rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës, demokracinë dhe zhvillimin e vendit.’- shkruan Zaçaj.
Erdhi per bazat e nato jo per keto kellirat e parlyera te te dyja kraheve.komentet poshte me bene per te qeshur.Rrofte AMERIKA ahaha
Përgjigjuky koklopa, vllai motres u kput tu luftu korrupsionin...
PërgjigjuHallall Shqiperia. Prokuroria me e forte ne Europe sot per sot. Me gjeni ne tjeter prokuro qofte dhe amerikan qe te kete foto me Blinken. Ja vlejti pritja e gjate per te pare kete dite te bardhe. Bravo cuna. Prokuroria qe duam.
Car degjenerimi kur i shikoje ne ane te rruges qe nuk dinin nga te shkonin. Keshtu eshte kur je i lidhur me fije.
Kjo foto është për popullin. Me Saliun s'bëni foto dot.
PërgjigjuTani lepini fotografite.
PërgjigjuBlinken e shpalli non-grata. Kurse këtyre akoma nuk ua mban?
Lufte korrupsionit kesaj qeverie te korruptuar me ne krye Ramen e te tjeret mbrapa.
PërgjigjuKURSE BANDITIN BERISHA ME BANDEN E TIJ QE E SHKATERRUAN SHQIPERINE TI LEJNE TE QETE....HAJDE MENDJE HAJDE
Opozita është edhe më e korruptuar se bën lek edhe pse është pa pushtet e pa punuar.