Tirane- PS do të mbledhë të hënën kryesinë për të emëruar një drejtues të ri politik për Dibrën e cila ka mbetur pa një të tillë që pas spostimit të Blendi Gonxhes nga Dibra në Tiranë.
Burime për Report tv bëjnë me dije se kandidati kryesor për Dibrën është sekretari I përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, I cili u caktua përgjegjësës për organizimin e zgjedhjeve në të gjithë territorin e vendit.
Të pranishëm në këtë mbledhje pritet të jenë edhe kryetarët e bashkive, të cilët do të marrin pjesë përmes platformave online. Fokusi i mbledhjes do të jetë tek angazhimi i strukturave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Komento
Komente

Gonxhe u spostua ne tirane per te zevendesuar lalin... Shtese per sqarim
Përgjigju