Pas largimit të Isa Mustafës nga LDK, anëtari i kryesisë i kësaj partie, Anton Quni ka konfirmuar në një intervistë për mediat kosovare që do të jetë kandidat për kryetar.
“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre” tha ai.
Ai ka folur edhe për ndikimin e largimit të Vjosa Osmanit nga LDK.
“Jo që na ka lanë shenjë, por e ka përgjysmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. E ka humbur përgjysmë forcën e Lidhjes Demokratike”, ka deklaruar ai.
Isa Mustafa dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të LDK-së pas humbjes dhe rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
LDK me Isen u mbush me kundershtvare,Mu per kete tash 11 vjet nuk degjohet ze kundershtimi,te gjithe kane heshtur,Te gjithe jane fajtore per kete fatalitet.Kot genjejne e krrokasin disa,zeri nuk eshte degjua,madje edhe atehere kur duhejm te flisnin.te gjithe e votonin madje edhe dergonin anetar te ASHAK Isen,"akademmikun", tash kur erdh i maja e fatalivtetit "dolen" disa qe po krroksmin,dolen edhe "kandidatet"apo pretendentedolen. Mos harrconi LDK pas lufte 1999, me larg imin e ve.primtareve t e e.prku sht uar, eshte mbu shur me delirant profiter dhe me ata qe ne LDK shpetonin te palarat e se kaluares.
Përgjigju