Primaret e Sali Berishës duket se nuk po shkojnë në rrugën e duhur. Pas shtyrjes së afatit për kandidatët që duan të hyjnë në primare për bashkinë e Durrësit dhe të Elbasanit, janë dhënë 2 dorëheqje.
Eleina Qirici është larguar si kandidate për bashkinë Korçë, ndërsa Aulon Kalaja ka dhënë dorëheqjen si kandidat për bashkinë e Krujës. Të dy kanë bërë postime në rrjete sociale duke thënë se kanë zgjedhur të mos futen në kandidim për primare. Këto largime nga primaret e Berishës vijnë pas lënies së mandatit të 2 deputetëve të PD, Grida Duma dhe Alfred Rushaj.
Postimi i Qiricit
“Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më ka propozuar në strukturat politike të Partisë Demokratike Dega Korçē, si kandidate për Primaret e Kryetarit të Bashkisë!
Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më keni shkruar apo telefonuar për t’ju përfaqësuar në këtë garë! Ju vlerësoj maksimalisht! Por, dua të ndaj me ju vendimin tim për të mos kandiduar për Kryetar Bashkie të Korçës. Korça DUHET tu kthehet banorëve të saj, ti jepet FUND tenderave korruptive dhe gllabërimit të pronave / mjediseve në kundërshtim me interesin e komunitetit. Referendumi lokal është domosdoshëri! Ndaj do të jemi bashkë në këtë proces për të siguruar një garë dinjitoze në primare dhe fitoren e forcës sonë politike! 12 Nëntor tek Kryeministria” – shkruan Qirici.
Postimi i Kalasë
“Të dashur qytetarë të Fushë-Krujës, Krujës, Thumanës, Niklës, Bubqit dhe Cudhinit! Të dashur demokratë! Dua të falenderoj secilin prej jush që më propozoi mua si kandidat për Kryetar të Bashkisë Krujë, po ashtu për telefonantat e mesazhet tuaja. Dua të ndaj me ju vendimin që kam marrë, për të mos kandiduar për kryetar Bashkie në Krujë, por duke inkurajuar primaret dhe mbështetur fushatën. Ndërkohë që vendi po lëngon dhe shqiptarët po ikin nga sytë këmbët, qeveria po sulmon dhe gjënë më të shenjtë për ne, familjen. Ndaj kauzat që janë ekzistenciale për një patriot, janë lufta kundër politikave të shpopullimit dhe mbrojtja e familjes. Prandaj, takohemi në protesta” – shkruan Kalaja.
Nuk e lë Sali Berisha dhe Ilir Meta Partitë Personale dhe Familjare pa Siguruar Fëmijët e Tyre. Ky është Qëllimi i Vërtetë i këtyre 2 Banditëve. Saliut nuk ja mori përsipër Lul Basha Mbrojtjen e Fëmijëve. Ndërsa Monika Kryemadhi Deklaroj se Partinë do t'a Trashëgoj Vajza e Vogël. Tani Gjykoni Vet Secili për ç'ka Thotë Saliu dhe Meta se sa Shumë i qajnë Hallin Shqiptarëve!?
PërgjigjuKjo tregon qe ky se ka akoma pd
PërgjigjuKeto te pd jane gjithe te deshtuar
PërgjigjuVetem saliu me lirin dhe cenin kan per t ngel se armina eshte me pushime.
Përgjigju