Kodi Rrugor

Pas dosjeve, PD-PS konsensus për ndryshimin e Kodit Rrugor, drejt heqjes së postblloqeve dhe përgjysmimit të gjobave

2 Nëntor 2022, 12:11| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 14:14

  • Share

Pas bashkimit të votave për ndryshimin e ligjit për informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, duke i hapur rrugë verifikimit edhe të personave që kanë marrë më parë një certifikatë të pastërtisë së figurës, mazhoranca dhe PD-ja e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë arritur një konsensus edhe për ndryshimin e Kodit Rrugor.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, ka shprehur vullnetin e shumicës për të shqyrtuar me urgjencë një projektligj të propozuar nga PD-ja me në krye Alibeajn, për ndryshimin e Kodit Rrugor, duke e bashkuar nismën me një projektligj të PS, i cili ka të njëjtin objekt. Nisma e Alibeajt parashikon heqjen e postblloqeve policore nëpër rrugët e Shqipërisë, përgjysmimin e gjobave të larta etj.

“Në vijim të asaj që ngriti kryetrari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me një nismë të re të ardhur nga kryetari i grupit, duke qenë se edhe unë kam depozituar një nismë, nismat kanë të njëjtën objekt, pra Kodin Rrugor në Republikën e Shqipërisë, duke qenë se komisioni e ka shqyrtuar propozimin tim, sepse është para 4 muajsh dhe duke qenë se kanë të njëjtin objekt, do t’i kërkoja zotit Pëllumbi që në mënyrë të menjëhershme, siç e ka paracaktuar Rregullorja, nismat të bashkohen dhe të shqyrtohet me urgjencë edhe propozomi që vjen nga zoti Alibeaj. Ju dhe zoti Bushati keni të gjithë mandatin tonë që të negocioni për të gjetur zgjidhet e duhura mes propozimeve, sepse, në fund të fundit, kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë rrugore në tërësi, natyrisht, edhe ndihmën për qytetarët shqiptarë për t’i shkurtuar procedurat burokratike në pajisjen me leje drejtimi”, tha Balla.

Projektligji i propozuar nga Balla për ndryshimin e Kodit Rrugor konsiston në njohjen e dyfishtë të lejeve të drejtimit me Gjermaninë. Nga ana e tij, Alibeaj u shpreh dakord me bashkimin e dy nismave ligjore, ndërsa kërkoi që të procedohej me shpejtësi.

“Sigurisht, jam dakord në thelb dhe kemi qenë dakord në thelb për iniciativën e sjellë, për krijimin e lehtësive për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit. Nëse e mbani mend, duhet t’jua kujtoj se gjatë kohës së pushimeve, në korrik pati vetëm një problem të Rregullores që nuk e lejonte shqyrtimin me shpejtësi të një ligji, që kërkon shumicë të cilësuar. Rregullorja e përcaktonte fare qartë, ndërkohë që edhe përfundonte sesioni i parlamentit dhe kjo ishte arsyeja. Në fakt, ne e kemi parë me shumë vëmendje, kemi paraqitur edhe amendamente, të cilat shkojnë në të njëjtën linjë dhe në të njëjtën gjatësi vale. Sigurisht, z. Bushati dhe të gjithë anëtarët e komisionit e kanë marrë porosinë për ta parë në linjë, që t’u shërbejë dhe t’u krijojë lehtësira sa më komode qytetarëve shqiptare jashtë dhe brenda. Kështu që është në dorën e kryetarit dhe të nënkryetarit që të procedojnë me shpejtësi brenda Rregullores. Ky është meraku që kemi pasur ne”, është shprehur Alibeaj.

Nga ana tjetër, mazhoranca vijon t’i qëndrojnë vendimit politik për të mos pranuar asnjë nismë që propozohet nga Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit, për shkak të shpalljes non grata të Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shtetrrethimiiiiii: 03/11/2022 02:39

    Po merr fund shyqyr Zotit, se ishte bo si ne Askund. Semafor e polic, kthese e xhobvenes, lagje e patrulla. Shqiponja, Skiftera e Kulqedra qe ju kthefshin koka e te tyre ckan bo me kte popull Mistrec.

    Përgjigju
  • Goni: 02/11/2022 14:51

    Po kontroll elekronik ose polic rrugor rruget do kthehen ne gara automjetesh

    Përgjigju
  • AltinTop: 02/11/2022 13:00

    PD-ja e Alibeaj e vetmja force politike qe mendon per te ardhmen e Shqiperise. Hallall sufllaqen lale!

    Përgjigju
  • Tim...: 02/11/2022 12:56

    Shume mire si ne BE por rruga duhet dicitalizuar se pa kontroll do kete shume aksidente duhet qe per kontravajtesit e shpejtesis te vije gjoba ne shtepi keshtu funksionon dhe pa kontroll rruga nuk mund te lihet PD jep mendim po pa lidhje.

    Përgjigju
  • Boban: 02/11/2022 12:32

    Te hiqen sa me shpejt postoblloqet sepse kemi len nam jemi te vetmit ne Europe me prani te cmendur te policis neper cdo cep rrugor

    Përgjigju
    • blackweb: 03/11/2022 11:17

      Sepse jemi i vetmi vend qe kemi drunj ne timon ndoshta?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?